Mashtrimi 2.4 miliardë euro i rrjetit të ortakut të Olsi Ramës, kapet edhe një drejtues

Mediat spanjolle raportojnë sot se një person, që mendohet se është lider i platformës EverFX, e cila ka realizuar super-mashtrimin me vlerë 2.4 miliardë euro, është arrestuar në Barcelonë.

Nuk ka shumë detaje se cili është personi i arrestuar, por deri më tani thuhet se ai kishte fluturuar nga Rumania drejt Barcelonës. Sapo vuri këmbë në Barcelonë, ai u kap nga agjentët spanjollë.
Mendohet se personi i arrestuar ishte përgjegjës për menaxhimin e viktimave spanjolle të këtij manipulimi.

Ky arrestim vjen në kuadër të operacionit të 8 nëntorit. Mediat spanjolle shkruajnë se në atë operacion u arrestuan dy liderë të grupit në Shqipëri. Ata janë Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, dy partnerët e biznesit të Amant Josifit.

Ky i fundit mendohet se është kreu i bandës që ka kryer manipulimin prej 2.4 miliardë euro.

Josifi është mik i ngushtë dhe ortak në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar. Një ditë më parë, policia spanjolle konfirmoi se Amant Josifi është në kërkim për dy akuza.

Edhe SPAK konfirmoi se ai është në kërkim.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply