Rada Trajkoviç, 48 orë e ndaluar nga serbët, përfundon në spital: Vuçiç je barabar

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pas gati 24 orësh të ndalimit në postbllokun policor serb në vendkalimin kufitar në Merdar, gjatë hyrjes nga Kosova në Serbia, është transferuar me autoambulancë në qytetin serb Prokuple për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj.

“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të informuar për gjendjen e saj”, shkroi ajo në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në postimin e saj të fundit në Twitter, para pak orësh, Trajkoviq kishte shkruar se derisa po afrohet nata dhe po bie shi e po bën të ftohtë, ajo po vazhdon të mbahet në postbllokun në Merdar.

“Nata tashmë po afron. Po bie shi. Është e ftohtë. Jemi ende në postbllokun në Merdar. Asnjë burrë shteti në rajon nuk e kryen këtë lloj torture mendore ndaj disidentëve politikë.

Ja në diçka fitove, Vuçiq: Je barbari më i madh antievropian në tokën ballkanike!”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter.

Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

Ajo fillimisht është ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë, dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga ky shtet.

About Redaksia

Check Also

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej …

Leave a Reply