Më 9 nëntor 2022, pas sugjerimit të gjeneralit Surovikin, ministri i Mbrojtjes rus Sergej Šojgu ka urdhëruar tërheqjen e ushtarëve rusë të dislokuar në bregun e djathtë të lumit Dniepër, përfshi qytetin e Khersonit dhe një seri vendbanimesh të vogla fshatrash. I transmetuar në direkte televizive në Rossija 24 por ka shumë mundësi ishte filmuar prej kohësh, vendimi është paraprirë nga evakuimi i rreth 120000 civilëve prorusë, që në rast rikthimi nga Ukraina do të kishin qenë viktimë e kësaj larje hesapesh tashmë e parë në lokalitete të ripushtuara nga Kievi, nga shkatërrimi i urave të shumta dhe nga heqja prej rrugëve të Khersonit e flamujve rusë dhe e monumentit të themeluesit të qytetit Grigorij Potëmkin, viktimë e parashikueshme e cancel culture me shije borshti. Në harkun e dy ditëve, në mënyrë të rregullt, rreth 30000 ushtarët rusë në rajon janë spostuar në bregun e majtë të lumit, ku tashmë prej kohësh ishin në përgatitje llogoret e reja dhe ndërsa ushtarët ukrainas afroheshin me maturi në Kherson, midis entuiziazmit të popullsisë proukrainase dhe persekutimet kundër mbetjeve proruse, ushtria ruse ka hedhur në erë urën Antonovskij, që lidh Khersonin me bregun lindor të lumit, duke përcaktuar kështë edhe simbolikisht fundin e tërheqjes.
Pse trupat ruse janë tërhequr nga Khersoni? Deri pak ditë më parë, çdo lëshim i bregut të djathtë dukej se ishte jashtë diskutimit. Përveçse në planin historik dhe simbolik, duke qenë qyteti i parë i themeluar në kuadrin e atij kolonizimi – të dëshiruar nga caresha Katerina e II – e stepave të Ukrainës aktuale jugore që ka çuar në lindjen e Novorossija, qyteti i Gannibal dhe Potëmkin përbën edhe një kokë ure të çmuar drejt Nikolaevit dhe Odesës, pse jo edhe pikën e një zone kushinetë në mbrojtje të bregut të majtë të Dnieprit dhe, për pasojë, të Krimesë. Midis marsit dhe majit të këtij viti, në bregun e djathtë të Boristenes, trupat ruse kanë pushtuar një territor të gjatë deri në 100 kilometra dhe të gjerë 40 kilometra, dhe kundërofensivat e përsëritura ukrainase që vazhdojnë qysh nga qershori kanë përfunduar thuajse gjithmonë me një gjakderdhje, me pak fitime territoriale. Të paktën në aspektin teorik trupat ruse mund ta ruanin ende qytetin, sidomos po të kihet parasysh se shumica e popullsisë lokale dukej se e mbështeste dominimin rus dhe se ardhja e sezonit dimëror do ta bëjë shumë të vështirë organizimin e iniciativave sulmuese. Megjithatë, të paktën në planin ushtarak, ai i lënies së Khersonit ka qenë një vendim në kompleks kuptimplotë.
Faktikisht, nën këtë aspekt, avantazhet e një vendimi të tillë janë të dukshme. Megjithëse të mjaftueshme për ta ruajtur rajonin, 30000 ushtarët rusë me ndalim në Kherson qenë të pamjaftueshme për të bërë një sulm mbi Nikolaev, që do të krijonte një kufi të ri të mbrojtshëm përgjatë Bugut jugor dhe Ingulit. Kështuë, vija e frontit gjendej në një zonë të sheshtë që i kushtohej mirë kundërofensivave eventuale ukrainase. Për më tepër, duke filluar nga korriku, ura Antonovskij është goditur në mënyrë të përsëritur nga raketat HIMARS e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, që megjithëse duke mos e shkatërruar e kanë bërë të paveprueshëm, duke i shtrënguar rusët të përdorin ura varkash për ta furnizuar bregun e djathtë. Dniepri, gjatësia e të cilin në disa aspekte arrin në 23 kilometra, është në fakt barriera më e rëndësishme natyrale më e rëndësishme midis Vollgës dhe Karpateve dhe, përveçse është lehtësisht e mbrojtshme, mundëson edhe të çlirohen ushtarë për t’u përdorur në oblastin e Zaporozhesit dhe, ku sipas shumë raportimeve, është e mundur një ofensivë ukrainase në drejtim të Berdjanskut e Melitopolit dhe në Donbas, ku fronti është pothuajse stacionar prej javësh, me objektivin e ngrirjes së fronteve apo të kompletimit të disa arritjeve aktualisht në zhvillim (në veçanti Artemovsk/Bachmut dhe Avdeevka) në pritje që ardhja e përforcimeve, paraliza e logjistikës ukrainase që buron nga shkatërrimi metodik i infrastrukturave energjitike dhe fundi i sezonit dimëror bëjnë të mundur rikthimin e sulmit.
Këtyre koordinatave, me karakter taktik, i shtohen dy me karakter strategjik. Nëse motivi zyrtar i luftës është çlirimi i Donbasit dhe më në përgjithësi ai i atyre territoreve ukrainase ku pjesa më e madhe e popullsisë identifikohet në konceptin Russkij Mir, në rregullat e objektivave kryesorë strategjikë ruse është krijuar një korridor tokësor midis Krimesë dhe Donbasit, duke parandaluar një mbytje të mundshme të Taurides nëpërmjet Detit të Zi dhe Detit Azov, t’i garantojë Krimesë vetëmjaftueshmërinë hidrike dhe energjitike dhe të krijojë një kufi të mbrojtshëm në perëndim të Rusisë. Për sa i përket pikës së dytë rezulton më e qartë se në Kherson objektivi kryesor strategjik rus i Khersonščina të jetë qyteti Novaja Kachovka, në bregun lindor të Boristenes, pikënisje e kanalit përgjegjës për furnizimin me ujë të gadishullit. Në fund të fundit, mangësia e ujit ka qenë gjithmonë një prej problemeve më të mëdha të Krimesë dhe vetë transferimi i Krimesë për Ukrainën i 1954, zyrtarisht i motivuar nga përvjetori i 300 i atij Traktati të Perejaslavit që historiografia ruse e celebron gjithmonë si aktin e ribashkimit midis Rusisë dhe Ukrainës, qe i motivuar në pjesën më të madhe nga ndërtimi i kanalit të mësipërm, nëpërmjet të cilit do të gëzonte furnizime masive me ujë ukrainas. Në vijim të aneksimit rus të Krimesë të 2014, zyrtarisht për borxhet ndaj furnizimeve të mëparshme, Ukraina e bllokoi fluksin e ujit nëpërmjet kanalit, duke e goditur rëndë prodhimin bujqësor dhe furnizimet hidrike kanë rifilluar vetëm më 26 shkurt 2022, në vijim të ardhjes së forcave ruse në Novaja Kachovka.
Kurse pika e dytë është më komplekse. Ka mundësi Rusia do të preferonte të arrinte deri në Dniestër, lumin që gjenerali Suvorov e shikonte si limesin perëndimor të Russkij Mir. Në këtë mënyrë, vendi do të pushtonte Nikolaev dhe Odesën, duke e privuar Ukrainë nga një akses në det dhe rilidhur Transnistrinë me mëmëdheun. Në këmbim, Rusia ka mundësi që t’i jepte okejin aneksimit rumun të Moldavisë, Buxhakut dhe të oblastit të Çernivçit, që deri në 1940 i përkisnin Rumanisë. Megjithatë, humbja në betejën e Voznesenskit ka bllokuar një tentativë fillestare ruse për ta arritur Dniestrin dhe tërheqjen nga Khersoni me hedhjen në erë të urave mbi Dniepër e ka bërë thuajse të pamundur të kjo të ndodhë. Atëhere kur kufijtë e rinjë do të duhej të testoheshin në Dniepër, Kremlini do ta shikonte gotën gjysmë plot: Rusia do të hiqte dorë përgjithmonë nga Odessa, me natyrën e saj kozmopolite të lidhur ngushtësisht me epokën perandorake dhe teatrin e një prej episodeve më dramatike të protestave proruse të 2014 (masakra e Odesës), por një kufi në Dniepër, që gjatë historisë ka luajtur në shumë raste rolin e limesit të botës ruse, do t’i garantonte vendin kontrollin thuajse total të brigjeve veriore të Detit të Zi, duke krijuar një barrierë thuajse të pakalueshme në mbrojtje të Krimesë dhe duke parandaluar tashmë të përmendurën mbytje të derës kryesore të aksesit të Rusisë në detet e ngrohta.
Megjithatë, në planin politik situata është shumë ndryshe. Tërheqja nga Khersoni, më shumë akoma se atentati në urën e Krimesë – afatet e shpejta e rindërtimit të pjesëve ë shkatërruara, për më tepër në kohë lufte dhe sanksionesh, bile mund të bëhen një motiv krenarie – dhe i humbjes taktike në pjesën lindore të oblastit të Harkovit, përfaqëson për Rusinë një kafshatë shumë të hidhur. Në ndryshim nga kjo e fundit, sipas ligjit rus pjesa perëndimore e oblastit të Khersonit është zyrtarisht territor rus dhe ta lësh pasi që pjesa dërrmuese e popullsisë të tij ka zgjedhur aneksimin ndaj Rusisë në një referendum sigurisht të diskutueshëm, por që nuk do të kishte qenë i mundur atëhere kur një pjesë e popullsisë të mos kishte qenë dakord, përbën një humbje të qartë besueshmërie dhe pavarësisht se autoritetet ruse kanë folur për një tërheqje të përkohshme, një rimarrje e Khersonit në muajt e ardhshëm është praktikisht e pamundur (përveçse nuk i përgjigjet atyre logjikave ushtarake që tani mbizotërojnë në menaxhimin e konfliktit).
Është e mundur që humbja e Khersonit t’i mundësojë Rusisë të mbajë Berdjanskun e Melitopolin, humbja eventuale e të cilave do të kishte një dëm jo vetëm imazhi, por edhe strategjik; megjithatë vendimi ka pasur një impakt të fortë mbi moralin e ushtarëve, shpesh pa besim tek vendimi, ndërsa në sytë e atyre 120000 refugjatëve që ka shumë mundësi nuk do t’i shikojnë më shtëpitë e tyre mbizotëron tradhëtia. Rreziqet e tërheqjes nga Khersoni në terma të stabilitetit politik janë për momentin të pakëta, por nuk përjashtohet që në të ardhmen të mund të rriten. Këta refugjatë, bashkë me të mbijetuarit dhe nacionalistët, mund të bëhen faktikisht baza për një lëvizje masive, ndërsa qysh sot Partia Komuniste aktualisht në opozitë ka paraqitur një seancë pyetjesh në Dumë lidhur me atë që e quan “një tërheqje pa luftuar” dhe filozofi Aleksandr Dugin, në një deklaratë misterioze, më pas të fshirë, pasi e ka quajtur tërheqjen nga Khersoni “vija e kuqe e fundit e pranueshme” do të afirmonte se sovrani që nuk mbron nënshtetasit e tij “i takon fati i mbretit të shirave”, domethënë ekzekutimi. Një kërcënim i fshehtë për Putinin? Në sytë e ciklonit, për momentin, janë sidomos menaxhimi i kaluar i pushtimit, në kompleks i matur, dhe komponentet e mbetura properëndimore të politikës dhe të popullsisë ruse; por një luftë faljesh si kjo në zhvillim akuza më e keqe është tradhëtia dhe atëhere kur duhet të jetë humbje të rëndësishme cari mund të jetë objekt teorishë komploti të afërta me Dolchstoßlegende në Gjermaninë e Veimarit që në perspektivë mund t’i minojnë besueshmërinë.
Por, nga ana tjetër, vendimi për t’u tërhequr nga bregu perëndimor i lumit Dniepër është pritur me shumë favor pikërisht nga ata “fajkoj” që në kohën e tyre e patën kritikuar fuqimisht menaxhimin e operacionit special, ngurrimit për të kërkuar mobilizimin të paktën të pjesshëm dhe mungesën e një fushate sistematike bombardimesh ndaj infrastrukturave strategjike sipas modelit, për shembull, shock and awe të zbatuar nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Për Evgenij Prigozhin, themelues i Grupit Wagner, ai i lënies së Khersonit ka qenë “një vendim i vështirë, por që demonstron disponueshmërinë e komandës për të marrë përsipër përgjegjësinë e jetës së ushtarëve”. Tërheqja e trupave me humbje minimale, shton Prigozhin, “nuk i nderon armët ruse, por nënvizon cilësitë e komandantit, që ka vepruar si një njeri që nuk e ka frikën e përgjegjësisë”. Deklarimi është ndjekur menjëherë nga ai i Kadirovit, që ka nënvizuar vështirësinë e ndalimit të furnizimeve në zonën e Khersonit dhe fakti që është shumë më e lehtë të organizohet mbrojtja në anën e majtë të Boristenes. Demonstrime që demonstrojnë kapitalin politik e Gjeneralit Armageddon, që pasi i ka dhënë një spostim të vendosur ecurisë së operacionit special duke bombardurar në mënyrë kirurgjikale infrastrukturat energjitike ukrainase ka mundur të marrë një vendim jopopullor, por në kompleks të dobishme për arritjen e objektivave strategjike ruse.
Pastaj është e mundur që tërheqja nga Khersoni është pjesë e një marrëveshjeje jo të shkruar midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, siç ka afirmuar analisti gjeopolitik brazilian Pepe Escobar. Në një komunikatë në Telegram të 10 nëntorit, ka folur për një marrëveshje midis Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare amerikan Jake Sullivan dhe homologut të tij rus Nikolaj Patrushev, në bazë të të cilit Dniepri bëhet kufiri i ri midis Rusisë dhe Ukrainës. E bërë gjatë telefonatave të shumta midis të dyve – e fundit që i përket vetëm 3 ditëve nga njoftimi i tërheqjes – marrëveshja do të paraqitej nga Sullivan për Kievin gjatë vizitës së tij të fundit dhe Ukraina, tashmë krejtësisht e varur krejtësisht nga ndihmat ushtarake perëndimore, nuk do t’i mbetej veçse të firmoste. Sigurisht që në Donbas vazhdohet të luftohet, por në Dniepër lojërat mund të kryhen dhe, atëhere kur kjo hipotezë do të duhej të rezultonte e vërtetë, Boristene do të kthehet të luajë atë rol limesi midis Rusisë dhe Perëndimit katolik e protestant që ka luajtur në mbi një një shekulli e kaluar midis Armëpushimit të Andrushovos së 1667 dhe Ndarjes së Polonisë së 1793. Në mos de jure, të paktën de facto.
Provat në mbështetje të tezës së tërheqjes së negociuar janë të ndryshme. Në ndryshim nga Franca dhe Ukraina, që njoftimit të tërheqjes ruse i janë frikësuar ndonjë kurthi, në Shtetet e Bashkuara lajmi është pritur me surprizë të madhe: CNN e ka quajtur tërheqjen “poshtëruese, por jo befasuese” dhe vetë administrata dukej se ishte në një farë mënyre në korrent të atyre që po ndodhnin. Qysh nga fillimet e tetorit është folur shumë për traktativa sekrete midis Uashingtonit dhe Moskës, të ndërmjetësuar nga një vend arab që sipas të gjitha gjasave është Arabia Saudite. Telefonatat midis Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare rus Nikolaj Patrushev dhe homologut të tij amerikan Jake Sullivan, me përmbajtje jo të zbuluar, kanë qenë të shumta në kohët e fundit, e fundit e ndodhur vetë m 3 ditë nga njoftimi i tërheqjes dhe, sipas “Wall Street Journal”, ky i fundit ka ftuar Zelenskijn të adoptojë një pozicion negociues “realist” në traktativat me Putinin. Të nesërmen e njoftimit të tërheqjes ruse, shefi i Shtamadhorisë amerikane Mark Milley ka pohuar se një ngërç ushtarak dimëror hap një “dritare mundësie” për trakativat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke nënvizuar sesi është prioritare për Ukrainën të çimentojë fitimet e siguruara, duke uruar në çdo rast që të dy palët në konflikt të pranojnë parimin që nuk mund t’i arirjnë objektivat e tyre manu militari dhe, në vijim të incidentit të fundit të Przewodów, Rusia ka lavdëruar përgjigjen e “matur” amerikane me gojën e zëdhënësit të Putinit, Dmitrij Peskov.
Sinjale de-escalation, ato nga ana amerikane, përcaktohen nga faktorë të ndryshëm. Kryesori është pamundësia e mbështetjes së Ukrainës me ritmet e muajve të kaluara “derikur do të jetë e nevojshme”, për të përmendur një slogan që e kemi dëgjuar shumë shpesh në muajt e kaluar. Eskortat e armatimeve të Perëndimit po ezaurohen, siç thekson një analizë e Bloomberg, dhe sipas analistit gjeopolitik Andrea Gaspardo piku i furnizimeve perëndimore është arritur midis qershorit dhe korrikut, për të filluar më pas me një ngadalësim të paktë, por konstant. Gjithçka tensa potenciali rus i pashprehur është ende i madh. I dyti është i tipit gjeostrategjik: armiku i vërtetë për Shtetet e Bashkuara në këtë moment nuk është Moska, por Pekini, dhe vazhdimi përtej i konfliktit në Ukrainë nënkupton të privohet Taipei nga armët, shumë më i rëndësishëm se Kievi për Shtetet e Bashkuara. Jo rastësisht Milley, që në Ukrainë është një pëllumb, në Detin Kinez bëhet një fajkua dhe kohët e fundit ka paralajmëruar dikur Perandorinë Qiellore të “marrë mësime nga Ukraina” atëhere kur të kërkonte të pushtonte ish Kinën Kombëtare. Së fundi, i treti është mbajtja e frontit europian, ku është në rritje pakënaqësia e opinionit publik ndaj një lufte që shkakton një rritje të fortë të inflacionit dhe probleme serioze në furnizimin me lëndë të para dhe pjesërisht në frontin e brendshëm, ku në linjë maksimale theksohet Ukraina, por mazhoranca nuk është kundër lëshimeve Rusisë. Siç e kujtojmë, lufta është edhe produkti i vullnetit anglosakson për ta ridimensionuar një konkurrent të rëndësishëm dhe të reduktojë autonominë strategjike europiane, me referim të veçantë ndaj furnizimit me hidrokarbure; por, në një kontekst si ky aktuali, tërehqja e fortë e litarit nënkupton të krijohet një efekt bumerang.
Gjithçka ka krijuar jo pak fërkime me Ukrainën, siç ndodh shpesh në luftërat e faljes midis pjesëmarrësve të nivelit të parë e të dytë (ata të përfshirë direkt në konflikt dhe ata që marrin pjesë, direkt apo indirekt, në mbështetje të dikujt tjetër). Fillimisht nlntokësore, të lidhura me refuzimin amerikan e krijimit të një no-fly zone mbi Ukrainën dhe dërgimin e armëve me rreze të gjatë si raketalëshuesit ATACMS, tensionet janë shfaqur në mënyrë gjithnjë e më të qartë nl vijim të atentateve si vrasja e Darja Duginës në Moskë dhe autobombës në urën e Krimesë, që vetë shërbimet sekrete amerikane, nëpërmjet rrjedhjeve për “New York Times”, ua kanë atribuar atyre ukrainas, duke konfirmuar kështu versionin e Moskës. Tensionet kanë shpërthyer kohët e fundit në një kontrast të hapur midis Bidenit dhe Zelenskijt, për shembull kur ky i fundit ka refuzuar versionin zyrtar të incidentit të Przewodów duke këmbëngulur se raketa në fjalë ishte ruse dhe jo ukrainase, ndërsa eksponentë të ndryshëm të Partisë Republikane dhe personalitete si opinionisti popullor Tucker Carlson pyesin hapur mbi mundësinë e mbështetjes të atij që tashmë është bërë një aleat problematik, në stilin Noriega apo si presidenti fundit i Vietnamit të Jugut Nguyễn Văn Thiệu.
Por edhe këtu arësyet ushtarake janë të ndryshme nga ato politike dhe jo të gjithë janë dakord me Milley në shtetin që mës shumë se çdo tjetër ka fuqinë të mund ta mbarojë luftën. Faktikisht, megjithse duke mos e refuzur direkt shefin e Shtatmadhorisë, personalitete si Biden, Blinken dhe vetë Sullivan kanë deklaruar se nuk do të ushtrojnë presione ndaj Ukrainës me qëllim që t’i shtohet një zgjidhjeje diplomatike, duke nënvizuar se “i takon Ukrainës të vendosë se kur do të hyjë në traktativa”. Presionet për vazhdimin e luftës janë ende shumë të forta: mocioni me të cilin caucus progresist i Partisë Demokratike i ka dërguar administratës Biden t’i hapet perspektivës së një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit dhe krijmit të një arkitekture të re për sigurinë europiane është tërhequr menjëherë dhe triumfi i munguar në zgjedhjet e fundit afatmesme i Partisë Republikane tashmë fuqimisht trumpiane sigurisht që nuk ka ndihmuar. Vetë ftesa për Zelenskijn që të tregojë një fleksibilitet më të madh në traktativa ka parë në një perspektivë ku Shtetet e Bashkuara synojnë ta mbajnë të paprekur frontin perëndimor, sidomos në në Europë ku jo të gjithë duan të rrezikojnë një luftë pafund.
Veç kësaj nuk duhet harruar se qëllimi final i politikës amerikane në Ukrainë, sot si në 2014, është “t’i japë një mësim” Rusisë, që ta detyrojë të pranojë atë rol të fuqisë rajonale që Obama i kishte caktuar të nesërmen e krizës së Krimesë dhe që shërben si paralajmërim për të gjitha ato fuqi që mund të sfidojnë primatin amerikan, Kina in primis. Gjithë kësaj i shtohet një tjetër objektiv strategjik: prishja e aksit potencial strategjik midis Rusisë dhe Bashkimit Europian, i bazuar mbi komplemntaritetin midis resurseve natyrale të së parës dhe industrisë të së dytës. Objektiv strategjik i ndarë për më tepër nga Mbretëria e Bashkuara, që në vijim të Brexit i ka rritur distancat e saj nga Franca e Gjermania dhe ka parë tek vendet e të ashtuquajturës “Europë të Mesit” (sidomos tek Polonia, vendet balltike, Finlanda dhe Rumania) një mundësi të çmuar për të krijuar një pykë midis Rusisë dhe Gjermanisë, duke i dobësuar të dyja dhe duke i rilidhur në një sferë influence brenda Bashkimit Europian. Në këtë aspekt, Mbretëria e Bashkuar është edhe më radikale se States, duke pasur në lojë interesa strategjike direkte dhe në prillin e kaluar qe kryeministri i atëhershëm Boris Johnson që bëri të dështojë takimi tashmë i afërt midis Putinit dhe Zelenskijt, prelud i nënshkrimit të një marrëveshje paqeje. Spiralja stagflacioniste ku ka hyrë Mbretëria e Bashkuar, pjesërisht e lidhur me luftën, mund ta shtyjnë t’i redukojë ndihmat për Ukrainën, qysh sot dukshëm inferiore ndaj atyre amerikane, dhe ndoshta edhe t’i reduktojë shpenzimet ushtarake, por të paktën një pjesë e administratës dhe e aparateve amerikane ka interes ta vazhdojë luftën dhe vetë ftesa ndaj Zelenskij për të treguar fleksibilitet të madh në traktativa duhet parë edhe në këtë pptikë. Presidenti ukrainas duhet të tregohet i hapur ndaj dialogut edhe për të bërë më të pranueshme furnizimet me armë për Ukrainën në sytë e opinionit publik, sidomos në vende si Italia, Francia dhe Germania.
Për pasojë, është më shumë e vështirë që tërheqja nga Khersoni të jetë pasojë direkte e traktativave nëntokësore. Prania e kontakteve të nivelit të lartë midis rusëve dhe amerikanëve, tashmë jo edhe aq sekrete, është një e dhënë faktike dhe nuk është e pamundur që këta të jenë në korrent të vendimit rus. Por faktorët ushtarake që kanë influencuar vendimin rus kanë një peshë jo të pakët, ndërsa për momentin një marrveshje eventuale nën gjurmën e kufijve të rinj të Ukrainës për momentin do të shikohej si një tradhëti sa e Uashingtonit, aq edhe e Moskës. Megjithatë kjo nuk e mohon faktin që paqja në Ukrainë do të jetë thuajse me siguri rezultati i traktativave direkte midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndoshta me ndërmjetësimin e një Turqie që megjithëse duket qenë anëtare e NATO është në raporte të mira me Moskën, dhe ka mundësi dë të implikojë një rirregullim të tërë të Europës Lindire, me referim ndaj të paktën një pjese të konflikteve të tjera të ngrira që përfshijnë rajonin. Në një kontekst ku edhe fitorja totale e njërës prej palëve është për momentin e pamundur, vendimet emotivisht të vështira janë të pashmangshme: në fund të fundit, siç shkruan Huntington tek Përplasja e qytetërimeve “në një luftë faljesh tradhëtia ndaj racës tënde është çmimi për t’u paguar për ta arritur paqen”.
Në marrëveshjen e Minskut Rusisë i është dashur të mbajë nën fre irredentizmin e republikave popullore të Donjeckut dhe Luhanskut, që i është dashur në linjë parimore të pranojë idenë e një riintegrimi në shtetin ukrainas dhe heqjen dorë nga qytetet e rimarra nga ukrainasit gjatë luftës, si Slavjansku dhe Lisiçanskut. Tani, ka shumë të ngjarë, që qengjat sakrifikues do të jenë Transnistria – në mënyrë të besueshme do t’i kthehet Moldavisë – dhe komponentja proruse e popullsisë së Khersonit. Në anën tjetër të frontit, slogani “asgjë për Ukrainën pa Ukrainë” do të rezultojë në momentin oportun si një instrument thjeshtë retorik: në konfliktet paqja është frut i traktativave midis pjesëmarrësve të nivelit të dytë e të tretë, ndërsa direkt të interesuarit kanë një përfshirje të kufizuar, dhe jo rrallë paqja imponohet mbi përbërës tashmë të konsumuar, siç e demonstrojnë rastet e Bosnjes dhe të Irlandës së Veriut. Kafshata e hidhur, ka shumë të ngjarë, do të jetë heqja dorë nga territoret e banuara nga popullsi proruse, de facto në mos de jure.
Në linjë maksimale, zgjidhja e konfliktit do të duhet të kalojë nëpërmjet 3 fazave: 1. Reduktimi i intensitetit (ose, në alternativë, një fitore vendimtare për një prej palëve); 2. Koreanizimi i konfliktit, me armëpushimin dhe ngrirjen e pozicioneve në vetë momentin e tij; 3. Një marrëveshje paqeje.
Megjithatë me qëllim që t’i shtohet kësaj pike, do të ishte oprtune që të gjitha palët të arrinin në një pikë ku palët të pranojnë një kompromis. “Ndarja e Bosnjes midis një 51% në kroatë e myslimanë dhe një 49% në serbë”, shkruan gjithmonë autori i Përplasjes së qytetërimeve, “nuk ishte e praktikueshme në 1994, kur serbët kontrollonin 70% të vendit, por u bë atëhere kur sulmet kroate dhe myslimane e reduktuan kontrolin serb në më pak se gjysmën e territorit”. Jo shumë ndryshe është situata aktuale ukrainase. Diçka jo shumë e ndryshme po ndodh në Ukrainë dhe nuk është për t’u habitur se nyja kryesore nuk ësht aderimi në NATO (në linjë maksimale, të dyja palët kanë rënë tashmë dakord mbi jo-në e Ukrainës në NATO në këmbim të garancive të sigurisë perëndimore), por çështjet territoriale. Kërkesa ruse e njohjes së aneksimit të Krimesë, e republikave të Donbasit dhe e oblasteve të Zaporozhjes dhe Kherson është për momentin e papranueshme për Ukrainën, që në 2 muajt e fundit ka rifituar jo pak terren. Njëlloj e papranueshme, kësaj radhe për Rusinë, është kërkesa ukrainase për një tërheqje të pakushtëzuar nga rajonet e kontestuara si parakusht për nisjen e traktativave të paqes, duke qenë se vendi, përveçse kontrollon ende rreth 20% të territorit ukrainas, në të ardhmen e afërt mund ta shikojë erën të ndërrojë në favorin e saj.
Prandaj është e mundur që një armëpushim i vërtetë do të ndodhë vetëm nëse paraliza e logjistikës ukrainase do të përcaktojë një seri humbjesh ushtarake që do ta çojnë Ukrainën dhe vendet perëndimore ta pranojnë idenë se një kompromis është i preferueshëm ndaj vazhdimit të luftës (opsioni tjetër, domethënë një kolaps i forcave ruse, është i pamundur). Me shumë mundësi, kjo do të ndodhë jo më përpara pranverës së ardhshme dhe edhe atëhere kalimi nga armëpushimi tek paqja nuk do të jetë i menjëhershëm. Zakonisht, në luftërat e faljes armëpushimet janë në thelb një instrument për të lëpirë plagët e riorganizuar dhe marrëveshja e Minskut, që në praktikë kanë qenë një armëpushim i armatosur, nuk janë një përjashtim. Një paqe e vërtetë, përveçse një rirregullim i përgjithshëm i Europës Qendrolindore, duhet të bazohet edhe mbi rindërtimin e raporteve ruso – ukrainase mbi bazën e parimeve të reja dhe me njohjen nga të dyja palët e dinamikave të veçanta të brendshme në Ukrainë, përgjatë vijave të preambulës së marrëveshjes të së Premtes së Shenjtë që i dhanë fund konfliktit veriirlandez. Njohja nga ana e ruse e faktit që, megjithëse në një kontekst rrënjësh të përbashkëta, pjesa më e madhe e popullit ukrainas e dëshiron një integrim më të madh me Perëndimin dhe njohja nga ana ukrainase se një pakicë substanciale e popullsisë së vendit dëshiron një bashkim me Rusinë apo sa më pak raporte të ngushta me Nënën e Madhe, për momentin përfaqëson një humbje për të dyja palët; ama, përveç një kolapsi të njërës prej palëve, përbëjnë premisën e domosdoshme për ndërtimin e një paqeje pakashumë permanente.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA