Urdhëroi djegien për së gjalli të 61-vjeçarit, gjykata e lë në burg Marjeta Karajn

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurtdeda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës, e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.

56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, i cili është në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurtdedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Mbetjet kockore të gjetura në atë kohë vendngjarje zbuluan identitetin e viktimës. 61-vjeçari punonte në një organizatë me Marjeta Karajn, e cila ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen gjate marrjes në pyetje nga policia.

Por ka qenë i arrestuari tjetër Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në dhunimin e më pas djegien për së gjalli të 61-vjeçarit Mehdi Shaban Kurtdeda. Ai ka deklaruar se Marjeta Karaj ka urdhëruar rrëmbimin dhe djegien për së gjalli të 61-vjeçarit.

Policia thotë se Marjeta Karai ka qenë e pranishme kur viktima është marrë me forcë në makinë, por jo kur është vrarë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply