Një denoncim për Olta Xhaçkën

Një makinë e regjistruar në emër të institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, përdoret për çështje personale nga nëna e saj Natasha Xhaçka.

Nga vëzhgimi i bërë nga emisioni “Piranjat” Toyota me targa AA096PL, i regjistruar si mjet i institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përdoret çdo ditë për lëvizur nëpër rrugët e Tiranës nga mamaja e ministres Xhaçka, Natasha Xhaçka.

Itinerari i mjetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është nga një rezidencë banimi drejt e në ish-bllok ku ndodhen dhe zyrat noteriale të zonjës Natasha Xhaçka.
Nga na tjetër Ministrja Xhaçka nuk është hera e parë që denoncohet dhe akuzohet për përdorim të mjeteve shtetërore për interesa personale.

Kujtojmë që gjatë vitit 2020-t kohë kur ministrja Xhaçka ishte Ministre e Mbrojtjes, përdori helikopterin e ushtrisë për të shkuar dhe për të bërë fushatë elektorale në Dibër.

Tashmë i mbetet në dorë të ministres Xhaçka të sqarojë opinionin publik se përse mamaja e saj lëviz me një mjet zyrtar në një kohë kur nuk e ka një funksion të tillë.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply