Mesi bën histori, Argjentina kampione e Botës

Mesi bën histori, ndërsa Argjentina shpallet kampione e Botës për të tretën herë. Ylli i tretë për “Albiçeleste” e drejtur nga Lionel Skaloni, pas titujve të fituar në 1978 (trajner Cesar Luis Menoti, kapiten Daniel Pasarela) dhe 1986 (trajner Karlos Bilardo, kapiten Diego Maradona).

Tri herë ka dalë Nënkampione e Botës: 1930, 1990 dhe 2014.

NDESHJA

Argjentina e dominoi takimin ndaj një France shumë apatike, dhe pothuajse aspak sulmuese, e cila vuajti shumë presingun e Mesit me shokë.

Repertori argjentinas i udhëhequr nga Lionel Mesi shpalosi gjithçka, në një mbrëmje shumë të errët të lojtarëve francezë, që bënë shumë gabime fatale dhe aspak të organizuar në fazën sulmuese.

Zhiru në në një ditë të errët (u zëvendësua pa përfunduar pjesa e parë) dhe Mbape thuajse anonim drejt portës së Martinezit, në pjesën më të madhe të ndeshjes, deri sa erdhi minuta e 80-të, kur ai shpërtheu me dy gola në harkun e dy minutave.

Në minutën e 21-të akordohet penallti për Argjentinë. Di Maria nga e majta shmang Dembele dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

Lionel Mesi kaloi në avantazh Argjetinën, duke realizuar me penallti në minutën e 23-të. Argjentinë-Francë 1-0.

Në minutën e 36-të, kundërsulm vdekjeprurës i argjentinasve të cilët gjejnë të zbuluar prapavijën e francezëve dhe me Di Marian ia dalin të mposhtin përsëri Loris. 2-0.

Në minutën e 80-të, Franca shkurtoi rezultatin në 2-1, falë penalltisë së realizuar nga Kilian Mbape

Një minutë më pas, Mbape shënon golin e dytë për “Gjelat”, duke vendosur ndeshjen në ekuilibër.

Pas rikuperimit të topit nga këmbët e Mesit, Koman ia pason topin Rabiot, i cili zhvendoset majtas për Mbape. Ky mbështetet te Kolo Muani për t’u zhytur pas mbrojtjes për të përfunduar me një gjuajtje të bukur me këmbën e djathtë.

Goli i shtatë për Mpabe në këtë Botëror, i 11-ti në total në Kupat e Botës për 23-vjeçarin.

Me rezultatin 2-2 u mbyll edhe koha e rregullt, për të kaluar në shtesa.

Lionel Mesi shënoi një tjetër gol në minutën e 109-të, duke i çuar shifrat në 3-2. Goli i tij i shtatë në “Katar 2022” dhe i 13-ti në total në kampionatet e botërore.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply