Këlliçi: Nëse ky pallat paska qenë i dëmtuar nga tërmeti, pse i lanë banorët 3 vite në rrezik?

Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale, deputeti Belind Këlliçi komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv shembjen e pallatit në rrugën ‘Myslym Keta’. Belind Këlliçi deklaroi se i ka qëndruar pranë banorëve ndërsa theksoi se kemi një shtet që mohon veten e tij me shkresat e veta.

“Nëse ky pallat paska qenë kaq i dëmtuar për t’u shëmbur pas tërmetit, përse i lanë këta banorë për 3 vite me radhë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në një godinë që do iu rrezikonte jetën”, tha Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se banorët që kanë dalë nga banesat e tyre kanë mbetur në qiell të hapur ndërsa shtoi se ka patur pretendime nga Bashkia e Tiranës që janë rrëzuar poshtë nga banorët sa i përket bonuseve.

“Grabitja e pronës së qytetarëve ka qenë arsyeja që t’i bashkohem kauzës së tyre. I drejtohem institucioneve përgjegjëse për të gjitha veprimet. Ky shtet zgjohet në orët e para të mëngjesit, i gatshëm të vërë një ushtri me policë në gatishmëri për të shembur pronën e qytetarëve, para Krishtlindjeve, Vitit të Ri.

Kam bërë një kallëzim në SPAK për Bashkinë Tiranë, s’mundet IMT që të nxjerrë banorët jashtë me një shkresë që e ngjit në pallat dhe thotë ‘bazuar në vendimet e këshillit bashkiak, pa datë, pa shpjegim, pa citim, ju duhet të lironi banesat prej demolimit të godinës.’ Gjithçka brutale dhe në paligjshmëri”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …

Leave a Reply