Berisha: Kandidatët tanë i zgjedh anëtarësia, të tyret i zgjedh krimi

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se, beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafias shtetërore, por beteja e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit. Berisha tha se, kandidatët tanë i zgjedh anëtarësia, ndërsa të tyret i zgjedh krimi
“Tani beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafias shtetërore, por betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit.
Të gjithë kësaj stuhie të pashembullt ndonjëherë në të cilën ne përdorëm si mburojë, instrument, mjet, lirinë dhe vetëm lirinë e anëtarëve tanë. Votën e lirë të tyre.
Kjo betejë u kurorëzua me primaret për qytetarët të parë të bashkive tona, nga anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Sot të gjithë kandidatët tanë për primare vijnë produkt i votës së anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë. Sot ata vijnë dhe paraqiten me një dinjitet të madh para qytetarëve shqiptarë.
Krahasoni rivalët e tyre se si dalin nga shpella e mafias. Nëse në Tiranë shkëlqeu një garë e hapur mes 7 kandidatëve, të vetëdeklaruar, propozuar, mbështetur nga ju, në krahun tjetër bëhet një betejë e koskave mafioze që pasqyrohet në tërë veprimtarinë e saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply