Është firmosur sot marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga kompania turke e teknologjisë.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtuesin ekzekutiv të kompanisë turke, Rama u shpreh se përveç teknologjisë së lartë në Shqipëri po ndërtohet një fushë e re njohurish.
Duke falënderuar presidentin turk Tayip Erdogan, kreu i qeverisë theksoi se ky bashkëpunim është një tjetër urë lidhëse për të forcuar partneritetin mes dy shteteve.
Sa kushton një “Bayraktar”?
Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014.
Vizitorët në Festivalin e Hapësirës Ajrore dhe të Teknologjisë bëjnë fotografi me një dron Bayraktar më 28 maj.
Vizitorët në Festivalin e Hapësirës Ajrore dhe të Teknologjisë bëjnë fotografi me një dron Bayraktar më 28 maj.
Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.
Protestuesit ukrainas, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t’i tallur trupat ruse.
Një Bayraktar TB2 i forcave ukrainase pranë një avioni Su-25. Kjo fotografi është shkrepur në qershor të vitit 2021.
Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.