Nxënësja i prish “festën” kryeministrit, kërkon rindërtimin e shkollës, Rama e Kushi e shmangin

Një vajzë e vogël nga Berati ka shprehur dëshirën të ketë një shkollë në fshatin Goriçan, ku dhe ajo jeton. Në mes të ceremonisë ku kreu i qeverisë po propangandonte me ndarjen e certifikatave për fituesit e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”, vajza gjeti guximin dhe u afrua pranë Ramës e ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Në videon e sjellë nga Dosja.al, shihet se e vogla fillimisht prek në shpatull kryeministrin Rama. Vajza e veshur me një bluz ngjyrë jeshile dhe me flokët e kapur, vendosi të shkonte direkt në krye të hierarkisë, ndoshta duke ditur se nga ministrja Kushi nuk do t’i zgjidhej halli.

Ajo që vihet re në pamje është mënyra se si kryeministri e ‘delegon’ vajzën tek vartësja. Në momentin që prezanton disa fëmijë të tjerë, ai prek Kushin në sup dhe vetëm me një shikim bën që ministrja të kthehet pas e të flasë me vajzën.

“Kam tre vjet që nuk kam shkollë, kam shumë dëshirë që shkolla jonë të bëhet. Nga Berati, Goriçani,”- thotë vajza, zërin e të cilës nuk e censurojnë dot duke qenë se mikrofonët ishin të hapur.

E vetmja përgjigje që merr nga ministrja Kushi, e cila i përkëdhelte dhe fytyrën duke dashur të kamuflonte ‘bombën’ që i plasi në takim, ishin fjalët: Po punohet!

Dhe pak sekonda më vonë, vogëlushja që kërkoi shkollim, të drejtën elementare të një fëmijë u pa më e spostuar nga Rama.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply