Pedagogët kundër vendimit të Qeverisë për privatizimin e universiteteve publike

Sindikatat e pedagogëve është ngritur sot sërish kundër një vendimi të fundit të Qeverisë që ka vendosur të ndryshojë pozicionin juridik të universiteteve publike.

Kreu i kësaj sindikate theksoi se universitetet publike nuk kanë nevojë të ndryshojnë pozicionin e tyre juridik, sepse ata aktualisht nuk janë shpk, organizata fitimprurëse siç janë privatët. Ky lloj VKM-je do të ishte e denjë për privatët dhe do të ishte logjike.

Kryesindikalisti foli për vendimin e fundit të qeverisë për institucionet e arsimit të lartë publik, duke vërejtuar se ai “dëmton rrënjësisht institucionet e arsimit të lartë publik. Në vend të tyre kërkohet që nëpërmjet vlerësimit financiar të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të universiteteve të themelojë fondacion sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse dhe njëherësh të emërtohen si institucione të arsimit të lartë publik të pavarura.

Ndërkohë, sipas nenit pesë të kësaj VKM-je, të gjithë pedagogët do të detyrohen të kalojnë në fazë të një kontratë njëvjeçare dhe fati i tyre mbetet në duart e pronarëve apo të drejtuesve të ardhshëm.

Gjithashtu, nuk mbetet gjë tjetër pas kësaj skeme që mund të zbatohet, vetëm shitja apo dhënia si PPP e institucioneve të arsimit të lartë publik, që mund të ishte një hap shumë i shpejtë në të ardhmen.

Në këtë situatë mendojmë që me këtë qëndrim qeveria shqiptare del kundër universiteteve publike me vendimin që merr për privatizimin të mirës publike, e cila vjen nga universitetet publike në këtë rast.

Ftojmë botën universitare, studentë, stafin që të reagojnë me forcën e më të madhe kundër këtij vendimi fatal për arsimin e lartë publik shqiptar.

Ne theksojmë që universitetet publike nuk kanë nevojë të ndryshojnë pozicionin e tyre juridik, sepse ata aktualisht nuk janë shpk, organizata fitimprurëse siç janë privatët. Ky lloj VKM-je do të ishte i denjë për privatët dhe do të ishte logjike”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply