Shembja e pallatit në Tiranë për ti hapur rrugën ndërtimit të kullave të reja

Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vepër penale. Duke folur në një lidhje telefonike me gazetaren e ‘Syri.tv’, Armela Ferko, avokati tha se territori ku ishte pallati në të cilin jetonin 90 familje, do të përdoret për të ndërtuar pallate të tjera. Sipas tij, qeveria justifikohet me tërmetin e 2019-ës, për ndërtimet e pallateve të reja.

‘Prishja e pallatit nisi pa u bërë seanca. Kemi të bëjmë me një vepër penale. Afër këtij pallati ishte një tjetër që u mor vendimi për të mos u prishur.

Jo vetëm bonuset e qerasë janë dhënë, po është prishur një pallat që do paguhet nga shteti, ashtu si ndodhi me resortin në Golem. Qeveria jep grante, bonuese, e në fund, territori do i jepet një subjekti privat për të ndërtuar diçka private aty, tërmeti zëre se u dha një shans qeverisë për të justifikuar ndërtimin e pallateve të reja. ‘- deklaroi ndër të tjera avokati.

Shembja e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, nisi mëngjesin e sotëm. Fadromat e IKMT-së e shembën, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do e merrte vendimin sot. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply