Rrëfehet eurodeputetja Eva Kaili: I kërkova tim ati të fshihte 750 mijë euro

Detaje të reja raportohen çdo ditë nga mediat botërore lidhur me skandalin e lobimit nga Katari në Parlamentin Evropian

Mediat greke, së fundmi kanë zbuluar se eurodeputetja Eva Kaili pranoi se i kishte kërkuar të atit të saj, të cilin e kishte bashkëpunëtor t’i fshihte paratë që kishte në banesën e saj.

Policia belge fillimisht gjeti babanë e Eva Kailit me 600 mijë euro cash në një valixhe jashtë një hoteli në Bruksel.

Eva Kaili ka pranuar se i ka kërkuar të atit t’i fshihte paratë.

“E pandehura pranoi se e kishte udhëzuar të atin që të fshihte paratë”, sipas botimit, prokurori i korrupsionit Michel Clez, i cili drejton hetimet e Katargate, thotë në dokumentin për arrestimin e Eva Kailit më 9 dhjetor. Ajo tha se e kishte njohur në të kaluarën aktivitetin e partnerit të saj (s.s. Francesco Giorgi) me zotin Panzeri dhe se valixhe me para kishin kaluar nëpër banesën e saj”, shton prokurorja belge.

Sipas publikimit, “kur policia kreu operacionin ndaj partnerit të saj, Eva Kaili ra në panik.

Përveç udhëzimit të babait të saj që të fshihte shpejt një pjesë të parave, ish zv.Presidentja u përpoq të paralajmëronte Panzerin dhe dy eurodeputetë të tjerë. Francesco Giorgi pranoi në prokurori se ai ishte pjesë e një grupi të përdorur nga Maroku dhe Katari për të ndikuar tek evropianët. “I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin. Lirojeni Evën”, u shpreh ai.

Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”. Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili.

Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply