SPAK e shpall në kërkim, Rama i jep 330 mijë euro çdo muaj

Nga Klodian Tomorri

SPAK ka shpallur në kërkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave që kanë bërë këta, rezulton pronar me 30 për qind tek koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

Qeveria dhe bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës i paguajnë çdo muaj 1 milionë euro inceneratorit të Tiranës. Nga këto 330 mijë euro-OPEX shkojnë në llogarinë private të Ciaffagliones.

Pra qeveria i thotë Ciaffagliones, urdhëro 330 mijë euro çdo muaj tek llogaria jote që ti kesh njëherë. Ama po të kapa do të fus në burg. A ka çmenduri më të madhe se kjo?

Mashtrimi 15 mln euro me Call Center-at, emrat e shqiptarëve të përfshirë
Kur dolën këto historitë e Zotos dhe Mërtirit, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës tha që ne nuk kemi lidhje me këta. I kemi thjesht nënkontraktorë dhe nuk mbajmë përgjegjësi nëse ata mund të kenë shkelur ligjin. Po tani që ka rënë pronari me letra brenda, si do e justifikojmë?

Ky zotëria, që u zgjodh kreu i SPAK dhe për të cilin ka shumë pritshmëri, vendimin e parë që duhet të merrte ishte bllokimi i inceneratorit të Tiranës.

Hetimi i fajtorëve dhe atyre që kanë shkelur ligjin është shumë i rëndesishëm. Këta duhet të bllokojnë urgjentisht pagesat për inceneratorin e Tiranës se ajo që ndodh aty është çmenduri.Por më e rëndesishme dhe emergjente aty është të ndalet vjedhja. Sepse njerëzve kjo u intereson, të mos vidhen. Pastaj hetimet për të gjetur fajtorët të vazhdojnë sa të duan.

Tani ose bllokoni pagesat për inceneratorin e Tiranës, ose hajde bejmë një prokurori tjetër speciale që të hetojë SPAK-un. Se kështu kjo nuk shkon. Pronari në kërkim nga drejtësia, qeveria i çon 330 mijë euro çdo muaj në llogari. Njësoj sikur qeveria italiane të paguante kompanitë e Totto Rinas, kur e kishte në kërkim. Këtë po bëjnë këta. Dhe e gjitha kjo kalon si një gjë normale.

About Redaksia

Check Also

Skandali i Vuçiç në SHBA, si Rama me Bilalin, tentoi të futej në darkë me emër të rremë, emri…

Vuçiç si Rama. Ai ka tentuar të takojë Presidetin amerikan Trump duke qenë pjesë e …

Leave a Reply