Agjentët sekretë të Vuçiç pas rrëmbimeve të qytetarëve në veri të Kosovës

Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer gjatë dy ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Sipas burimeve, dyshohet se ata janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë.

Gjithashtu bëhet me dije viktimat e rrëmbimit janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S., (emrat e njohur për redaksinë), të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.

“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër persona të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Në të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviq, janë rrëmbyer D. N., ish-polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet për Kosova Press,.

Burimet më tej shtojnë se rrëmbyesit që dyshohet të jenë agjentë sekretë të Serbisë, kanë përdorur maska dhe xhipa të zinj, ndërsa deri tani nuk dihen motivet e rrëmbimit të tyre.

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply