Verë 1969: Lufta e futbollit midis El Salvadorit dhe Hondurasit

“Soccer War” pa të kundërviheshin El Salvadori dhe Hondurasi, aleatë kundër komunizmit, por rivalë kufitarë dhe në fushën e futbollit. Në origjinën e konfliktit eksodi në Honduras i 300000 campesions salvadoras, pasuar nga trazira gjatë në ndeshjeje futbolli midis kombëtareve dhe pastaj ndodhi lufta.

Shkelmi i fillimit

Pak më shumë se gjysmë shekulli më parë, në korrikun e 1969, sytë e të gjithë botës qenë vendosur me ndërmarrjen më aveniristike të shekullit: pushtimin e Hënës. Gjatë atyre ditëve vere të 53 viteve më parë, midis dy shteteve të vogla e të varfëra jugamerikane u luftua një konflikt që i çonte prapa akrepat e hstorisëme dekada, bile shekujsh; domethënë në grindje të pambarimta kufitare të lindura qysh të nesërmen e e pavarësisë të siguruar manu militari nga kolonitë spanjolle dhe portugeze në Amerikën Latine. Instalimet e fundit ushtarake e mbretërive iberike kishin lënë Botën e Re (me pak përjashtime, si Kuba) në periudhën 1825 – 1826 dhe qysh midis viteve 1825 dhe 1828 shpërthenin luftëra midis qeverive të sapolindura të Argjentinës e Brazilit dhe Perusë e Kolumbisë; për të mos folur për luftëra civile dhe kryengritje. Edhe në shekullin e XX nuk patën munguar, megjithëse në një numër në rënie, konfliktet midis shteteve jugamerikane, si Kolumbia dhe Peruja (më 1911 dhe 1932 – 1933), Perusë dhe Ekuadorit (1941 dhe më pas në 1981 e 1995) dhe sidomos “lufta de Chaco” midis Paraguajit dhe Bolivisë, që midis viteve 1932 e 1935 shkakktoi rreth 150000 viktima.

Pas vitit 1945, konflikti i parë midis dy shteteve jugamerikane u shkaktua në fakt nga një ndeshje futbolli. Nga këtu emri “Soccer War” (La guerra del fútbol apo edhe “Lufta e 110 orëve”) duke pasur parasysh se kundërvuri në korrikun e 1969 republikat e vogla qendroamerikane të El Salvadorit e Hondurasit, që shpesh qenë përballur në shekullin e XIX dhe për historianët ushtarakë kjo qe – duke folur teknikisht – një “luftë vëllavrasëse”, pasi që në të dy frontet operonin sistemet e armëve amerikane, veteranë të konfliktit të dytë botëror, të ceduar vendeve latino – amerikane për t’i mbështetur luftën kundër subversivëve “komunistë”.

Në vitet e mëparshme kishte pasur në Amerikën Qendrore përplasje kufitare, që shumë herë patën përfshirë – midis viteve 1948 dhe 1959 – Kosta Rikan, Hondurasin e Nikaraguan. Gjatë viteve ‘60 marrëdhëniet midis shteteve qendro – amerikane kishin ardhur duke u përmirësuar, edhe nëpërmjet krijimit të organizmave të bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik, si Organizata e Shteteve Qendroamerikane (ODECA) e CAFTA (Central American Free Trade Association), ndërsa forcat e armatosura respektive – të koordinuara nga një organizëm multikombëtar, i drejtuar me rotacion nga shtatmadhoritë kombëtare – pajiseshin dhe stërviteshin nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet U.S. Army School of Americas, e ndodhur në Panama.

Derdhja e rreth 300000 punëtorëve të paligjshëm nga Salvadori i vogël dhe ekonomikisht i brishtë në tokat e papunuara kufitare të Hondurasit, i vuri në provë të vështirë raportet midis të dyja qeverive, megjithëse aleatë kundër komunizmit. President – diktator i Hondurasit nga 1963 deri më 1971 ishte gjenerali Oswaldo Lòpez Arellano (1921 – 2010), që nuk hezitoi të niste një fushatë urrejtjeje ndaj “pushtimit” të campesinos salvadoras, ndërsa prototip i vërtetë i politikave të caktuara “sovraniste” të sotme, ndaj fjalëve kyçe të emigracionit shoqëroheshin grindje të vjetra kufitare, të ripasqyruara me art, duke ndezur shpirtërat e jo më pak nacionalistëve liderë salvadoras. Në maj – qershorin e 1967 u regjistruan disa incidente kufitare, ndërsa lufta verbale dhe diplomatike filloi t’i tejkalojë limitet e mesatares: dhe pikërisht në këtë moment delikat, u zhvilluan ndeshjet eliminatore për Botërorin e futbillit të 1970.

Takimi i 15 qershorit 1969 midis dy kombëtareve, i luajtur në San Salvador, kryeqytet i shtetit me të njëjtin emër, u shënua nga incidente të rënda dhe jo vetëm në tribuna; në Tegucigalpa, kryeqyteti honduras, turma e tërbuar sulmoi përfaqësitë diplomatike dhe ekonomike të vendit kufitar, duke shkaktuar viktima dhe dëme, ndërsa dhjetëramijëra punëtorë emigrantë përziheshin me forcë. Më 27 qershor Salvadori (që tre ditë më parë kishte mobilizuar Gardën Kombëtare dhe shpallur gjendjen e jashtëzakonshme) ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Hondurasin: më 14 korrik 1969, ndërsa e gjithë bota i kishte sytë e fiksuar mbi anijen kozmike imponuese “Apollo 11” tashmë e gatshme të ngrihej në fluturim në Cape Kennedy, pas disa grindjeve trupat salvadorase kalonin kufirin, duke i dhënë fillim një lufte sa të shkurtër, aq edhe të paarësyeshme, por e kushtuar me mbi 4000 të vdekur dhe 100000 refugjatë. Në terren, trupat e Salvadori morën me shpejtësi avantazhin, aq sa kolonat e lëvizshme e formuara nga autoblinda dhe kalorësi arritën menjëherë Nueva Ocotepeque, kryeqendër provinciale 8 kilometra larg kufirit, dhe kalonin Qafën Amatillo, ndërsa reparte amfibe pushtonin dy ishuj në Gjirin e Fonseca dhe aviacioni godiste pistat e fluturimit hondurase.

Pavarësisht ekonomisë së dobët, Salvadori rreshtonte në fakt një aparat ushtarak më të mirëstërvitur, organizuar dhe pajisur, megjithëse armatimi i rëndë ishte thuajse i gjithi i përqëndruar mbi mbeturina luftarake të ardhur nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse këmbësoria ishte e armatosur me automatikë modernë sulmues të prodhimit gjerman. Por, ndërsa në po ato vite konfliktet rajonale si ata indo – pakistanezë të 1965 dhe 1971 apo ata arabo – izraelianë midis 1967 e 1973 luftoheshin me çka kishte më të mirë industria aeronautike, operacionet ajrore e “Soccer War” qenë të fundit që u kryen vetëm nga avionë me motorë me pistona.

Pas incidenteve të 1967, forcat e armatosura të Salvadorit dhe sidomos Fuerza Aerea Salvadoreña (FAS) qenë përforcuar nga presidenti i ri Fidel Sanchez Hernandez (1917 – 2003), një gjeneral në detyrë nga 1967 deri më 1972, megjithëse në limitet e imponuara nga resurset e pakta ekonomike të disponueshme. Për forcat tokësore (20000 efektiv të disponueshëm, midis ushtrisë dhe Gardës Kombëtare, të organizuara në 3 brigada këmbësorie), sapo qenë blerë pushkët sulmuese Heckler & Koch G3, patjetër më superiorë se Mauser dhe M1 e vjetër honduras, apo përdoreshin akoma edhe nga rezervat salvadorase; një batalion kalorësie i blinduar (por qenë operativë edhe skuadronë akoma të montuar në kuaj) përdorte një gjysmë dyzine topash të vjetër të lehtë Stuart M3A1 në shërbim nga viti 1944, ndërsa qenë blinduar lokalisht duke aplikuar piastra të korracuara, nja 20 kamionë M-35 (Rayos) dhe disa xhipsa, ndërsa artilieria më e rëndë dhe moderne, me 30 haiucë 105 mm tip M-101 të blerë më 1968, ishte e inkuadruar në një brigadë. Për pushtimin, 12000 njerëz qenë organizuar në 3 kolona sulmuese (ngaa Chalatenago dhe grupimet Veriore dhe Lindore), të përqëndruara mbi 3 komanda brigade ekzistuese, të forcuara nga 2 kompani gardistësh kombëtarë, skuadronet e kalorësisë, një kompani parashutistësh dhe 2 batalione artilierie. Forca detare do të duhej të mbështesnin operacionet në gjirin e Fonseca, dalje e vetme hondurase në Paqësor, duke përdorur një vedetë moderne 36 tonelatëshe të blerë më 1967 (e më pas e humbur në 1990 gjatë luftës civile të gjatë), 4 njësi më të vjetra dhe disa mjete logjistike: të gjitha imbarkime të armatosura me mitralozë Oerlikon 20 mm e Browning 12.7 mm.

Nën komandën e majorit Salvador Henriquez, FAS po kalonte një fazë ekspansioni të shpejtë dhe nëse në fillimin e 1969 mund të mbështetej vetë mbi 34 pilotë luftarakë, për 1/3 e tyre rezervistë të përdorur në linja komerciale, po fillonin të rriteshin në kuadrin e marrëveshjeve të mbështetjes ushtarake të nënshkruara me Shtetet e Bashkuara, 7 gjuajtës Mustang P-51 (në versione të ndryshme, por të gjithë me mbi 20 vite jetë dhe njëri prej të cilëve i humbur menjëherë prej një incidenti), përveç avionëve transportues dhe pjesëve të këmbimit për të fluturuar FG-1D Corsair e Skuadriljes së II të San Miguel, prej atyre të mbijetuarve të 20 të ardhur në 1957. Corsair dhe Mustang kishin qenë avionët më të mirë dhe më të avancuar të Luftës së Dytë Botërore dhe “kuaj gjuajtës” të vërtetë për aviacionet latinoamerikane: Haiti, Guatemala, Salvadori dhe Bolivia i përdorën P-51 deri në gjysmën e dytë të viteve ‘70; Republika Dominikane deri më 1984. Me rritjen e tensionit, komandanti Henriquez dërgoi në Shtetet e Bashkuara një mision me detyrën që të merrte, pa pasur parasysh kostot, P-51 e Corsair të tjerë dhe bombardues Martin B-26: por vetëm në verën e 1969 filluan t’i vijnë FAS 11 Mustang, 4 B-26 dhe 2 të helikopterët e parë të rinj Fairchild-Hiller FH-1100 të tjerë, ndërsa thirreshin në shërbim të gjithë pilotët e disponueshëm.

Edhe klubet e aviacionit u mobilizuan dhe furnizuan nga 20 mjete fluturuese, disa të pajisura, falë një mekanizmi rudimentar, por efikas, me bomba 60 mm dhe 81 mm. Veç kësaj, u riarmatos një P-51 në pronësi të një të riu të apasionuar, Archie Baldocchi, i “punësuar” në cilësinë e këshilltarit të jashtëzakonshëm të shtatmadhorisë së FAS. Ky biznesmen thuajse 21 vjeçar (më pas midis drejtuesve të partisë Arena në pushtet nga 1989 dhe i vdekur në 2003 pasi ka kandiduar për president) bëri shërbime të çmuara duke modifikuar Mustang në linjë, duke i pajisur me radio dhe serbatorë shtesë. Në korrikun e 1969 aviacioni salvadoras mund të numëronte kështu mbi 18 Mustang (në katër versione dhe jo të gjithë akoma të bërë operativë), të rreshtuar në bazën kryesore të Ilopango dhe në kampe të ndryshme më të vogla, të përkrahur nga 5 gjuajtësbombardues FG-1D Corsair, 1 bombardues mesatar Douglas B-26 Invader, 12 avionë transportues (1 DC-4M, 5 U-17A e 6 C-47 Skytrain, disa të modifikuar për bombardim) dhe po aqavionë stërvitorë dhe rikonjicioni T-41, T-34, T-6 e Cessna. Një flotë që ushqente 2 skuadrilje avionësh luftarakë, 2 transportues dhe 2 rikonjicioni, përveç reparteve logjistike dhe kompanisë së cituar të parashutistëve.

Kurse Hondurasi u kap në befasi nga konflikti me një aparat ushtarak në pjesën më të madhe i papërshtatshëm në detyra që nuk qenë mirëmbajtja e rendit të brendshëm; me përjashtimin e vetëm të përfaqësuar nga Fuerza Aerea Hondureña (FAH), që ishte mobilizuar duke u përqëndruar qysh nga 12 korriku pranë bazës ajrore La Mesa në San Pedro Sula, seli e Komandës Ushtarake Veriore. E lindur më 1933, FAH dukej më e organizuar nga aviacioni kundërshtar dhe pilotët e saj qenë më mirë të stërvitur, pjesërisht veteranë të një konflikti të shkurtër kufitar të luftuar me Nikaraguan më 1957. Ishte i rreshtuar një skuadron me 11 F4U-4 dhe -5N Corsair (versione të realizuara nga Vought respektivisht më 1944 e 1952 dhe të blerë nga FAH në 19 ekzemplarë midis 1956 dhe 1961), dhe dy skuadrone të përqëndruar mbi relativisht më të fundit T-28A Trojan (në linjë nga 1967 në nja 10 ekzemplarë), monomotorë të përdorshëm si rikonjitorë të armatosur dhe stërvitës, baraz me më të vjetrit AT-6 Texan, ndërsa repartet logjistike mbështeteshin mbi nja 20 C-47 e C-54 transportues dhe nja 15 midis C-45 Expeditor e U-17A Skywagon lidhës, si edhe 6 stërvitës bimotorë AT-11 Bombardier të viti 1946. FAH dispononte edhe 5 helikopterë multirolësh Sikorsky S-55, të blerë në vitin 1965.

Por ushtria dispononte vetëm 12000 efektiva, prej të cilave vlerësohet se në momentin e sulmit vetëm 4400 qenë të dislokuar në kufirin me Salvadorin, të inkuadruar në Zonën e Tretë Ushtarake, me Batalionin e III të këmbësorisë si njësia e vetme relativisht e stërvitur dhe e pajisur, të cilit i shtoheshin reparte territoriale, vullnetare, bile edhe forca paraushtarake. Siç u cek, pushkët në pajim qenë Mauser të vjetër dhe M1 mbeturina lufte, mjetet e blinduara të reduktuara në shumë pak, APC të vjetër tip M-3A1 Scout Car, dhe autoblinda 4×4 eksplorues T-17E1 Staghound të armatosura me topa të vegjël 37 mm; artilieria përmbante mortaja 60 mm dhe mjete të vjetra goditëse 75mm. Pastaj, “flota” rreshtonte vetëm 4 ruajtëse brigjesh të viteve’40, për më tepër të ndarë midis Atlantikut dhe Paqësorit.

100 orët e luftës

Më 14 korrik 1969 rreth 12000 ushtarë salvadoras, të inkuadruar siç u theksua në 3 brigada të përziera me mjete të blinduara dhe artilierie (por edhe disa reparte me kuaj) kaluan kufirin, duke synuar në nyjet kyçe kundërshtare të Nueva Ocotepeque, Gracias a Dios dhe Santa Rosa de Copan, duke zbatuar në fakt një darë, me krahun verior të përforcuar. FAS dërgoi në ajër nja 30 mjete: gjuajtësbombarduesit siguruan menjëherë një mbështetje taktike të çmuar, edhe pse mungesa e radiove nuk lejoi një koordinim të saktë. Njëkohësisht, disa C-47 transportues të riarmatosur si bombardues (bombat qenë vendosur në boshllëkun e ngarkesës dhe, për pasojë, hidheshin nga dritarja) sulmonin Tegucigalpa pa u interceptuar nga FAH; të pakta dëmet e shkaktuara, edhe pse efekti psikologjik qe i konsiderueshëm, me pak episode paniku. Më 15 korrik, ndërsa luftimet në sektorin verior të Ocotepeque intensifikoheshin, kolona jugore salvadorase shkatërronte pikat më të dobëta të mbrojtjeve armike, falë mbështetjes së topave 105 mm. Edhe lufta ajrore u inensifikuar, duke regjistruar rrëzimet e para: një Corsair i FAS shkatërroi  faktikisht një mjet të ngjashëm tip F4U-5 honduras, ndërsa mjetet e FAH (respektivisht një T-28D e një Corsair) rrëzonin një FG-1D e një C-47.

Veç kësaj, FAH lançoi një seri misionesh ajër – tokë me rezultate kontradiktore, në tentativën e dëshpëruar e uljes së presionit mbi pikat e ushtrisë së saj. Një Skytrain i rikonvertuar në bombardues lëshoi (pa sukses të madh) 18 bomba mbi aeroportin e Ilopango, më pas i goditur nga një sulm në kuotë të ulët prej 4 Corsair të komanduar nga majori Óscar Colindres Corrales (i vdekur pak vite më parë), që ju drejtua një ruse de guerre dinake, duke ju afruar bazës armike sikur po udhëhiqte një grup me Corsair të FAS në rikthim nga aksioni, për t’u kthyer më pas në çastin e fundit duke lëshuar bomba prej 500 librash. Surpriza ia arriti tërësisht dhe mbrojtjet antiajrore nuk patën kohë që të reagonin; ama vetëm bomba e lëshuar nga Corsair i Colindres centroi plotësisht një hangar. Më i ashpër sulmi i 3 Corsair të tjerë honduras kundër Portit Acajutla, ku u dëmtua rëndë rafineria e Standard Oil, duke shkatërruar 20% të rezervave të karburantit të Salvadorit dhe duke i dëmtuar 2 anije lufte të ndodhura në Cutuco: dy avionë u goditën nga zjarri antiajror dhe njëri u detyrua në një ulje emergjence në Guatemalë, ku u internua. Impenjimi i padyshimtë i forcave ajrore të Hondurasit nuk mund t’i riekuilibronte fatet e luftimeve në terren, ku nga fundi i ditës së dytë të luftimeve trupat e Salvadorit kishin parë mbrojtjet kundërshtare në shumë pika, duke realizuar avancime deri në 8 kilometra, por në një front të gjerë, duke kapur qendra të ndryshme sidomos në Departamentin e Ocotepeque, dhe rreth 1600 kilometra katror terren.

Ndërkohë, FAS vazhdonte aksionet e mbështetjes taktike duke mitraluar përqëndrimet e trupave hondurase dhe duke ndihmuar Batalionin e XVIII të rrethonte Nueva Ocotepeque; gjatë aksionit një C-47 u dëmtua rëndë nga një Corsair. Veç kësaj, 6 midis Mustang e Corsair me serbatorë shtesë u shtynë deri në Tegucigalpa, duke goditur aeroportin, duke shkatërruar një gjysmë dyzine mjetesh të vjetra stërvitorë dhe disa infrastruktura, ndërsa një bombë u lëshua në pallatin presidencial, por nuk shpërtheu. Më 16 korrik, ndërsa vazhdonte avancimi salvadoras përgjatë aksionit verior në drejtimin e Santa Rosa de Copán, shtatmadhoria e Hondurasit arkitektoi disa kundërsulme: njërën në jug, për të lehtësuar presionin në frontin verior, tjetri me rrugë ajrore, duke transportuar një batalion përforcimi, ndërsa disa avari – avionët e përfshirë kishin mesatarisht një çerekshekulli jetë – çonin në pezullimin e një operacioni ambicioz aerotransportues salvadoras, i synuar me marrjen e një qyteti në liqenin Yojoa.

17 korriku qe dita kryesore për luftën ajrore: falë mbështetjes së dy P-51, Batalioni i XI i Brigadës së III (e përforcuar nga njësi të Gardës Kombëtare salvadorase) i mundi hondurasit në El Amatillo, duke pushtuar kështu Nueva Ocotepeque; por gjuajtësit e FAH kundërsulmuan dhe Corsair i majorit Fernando Soto Henríquez (1939 – 2006), asi i “Soccer War”, siguroi fitoren e tij të parë, duke rrëzuar P-51 e kapitenit Humberto Varela. Po atë ditë, edhe një Corsair i FAS rrëzoi një F4U-4 honduras. Aviacioni salvadoras ishte në mungesë karburanti, pjesë këmbimi dhe pilotë ekspertë, pra efektet filluan të ndjehen: një Mustang u detyrua të ulej në Guatemalë (ku i internua) prej mungesës së benzinës, ndërsa komanda e FAS ishte detyruar të punësonte 5 mercenarë, midis të cilëve amerikanët Red Gray e Jerry De Larm: ky i fundit, i paguar nga Nikaragua, kishte rrëzuar me P-47 e tij një Mustang kostarikas, gjatë një konflikti kufitar të shpërthyer në janarin e 1955. Veç kësaj, sulmet ajrore hondurase e ngadalësuan avancimin tokësor në shumë pika, me sulme të kryera edhe me bbomba vdekjeprurëse me napalm më 17 dhe 18 korrik.

Por 18 korriku qe dita e lavdisë për majorin Soto. Ndërsa Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) urdhëronte një “armëpushim” që refuzohej nga Salvadori (trupat e të cilit kishin penetruar në territorin honduras për 65 kilometra dhe deri kërcënonin rrugën për Tegucigalpa), në një duel të shpejtë ajror në qiejt e Hondurasit gjuajtësi i komandantit Soto rrëzoi një Corsair e një Mustang të FAS. Veç kësaj, më 18 iniciativa filloi të ndjejë efektet e kundërajrorëve honduras, sidomos në jug, ku rimerrej Amatillo.

Në ditët në vazhdim mungesa e benzinës së avionëve dhe e pjesëve të këmbimit i ngadalësoi akoma më shumë operacionet ajrore (sidomos të FAS), edhe pse luftimet tokësore kishin pushuar prej negociatave në zhvillim. Më 27 korrik, në tentativën për ta rritur presionin ndaj qeverisë salvadorase, ushtria e Hondurasit nisi një pofensivë ndaj 5 qyteteve kufitare; dy ditë më pas OAS përsëriste urdhërin për Salvadorin që të tërhiqte trupat. Refuzimi salvadoras çoi në një dënim për agresionin dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike, që i ndërprenë furnizimet shumë të çmuara për FAS. Qe kthesa vendimtare: më 5 gusht 1969 Salvadori pranonte armëpushimin dhe i tërhiqte trupat e tij nga një pjesë e mirë e territorit të pushtuar, anipse fërkimet dhe incidentet vazhduan deri në qershorin e 1970, kur OAS vendosi një “zonë të çmilitarizuar” përgjatë kufijve të kontestuara, e kontrolluar nga nja 50 vëzhgues, më pas të tërhequ pas arritjes së një marrëveshje të parë midis palëve më 1971. Në 1976 u regjistruan incidente të rinj, por rritje e aktivitetit rebelues të brendshëm (sidomos në Salvador, ku në 1977 fillonte lufta civile) dhe presionet ndërkombëtare çuan në firmosjen në 1980 e një marrëveshjeje përfundimtare dhe në aktivizimin e një arbitrazhi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, e cila më 1992 ka njohur sovranitetin e Hondurasit mbi 75% të territoreve të kontestuara dhe mbi aksesin në gjirin e Fonseca. Por më 2002 Salvadori ka vërë rekurs, duke rivendikuar ishullin e Lepujve. Për kronikën… futbollistike, në Botërorin e zhvilluar në Meksikë më 1970, shkou kombëtarja salvadorase, por që u mund në të treja ndeshjet e grupit.

(nga Storiain.net)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply