40 vite më parë u zbulua lozha masonike P2: kush ishte Licio Gelli?

Më 17 mars të vitit 1981 u gjet lista e lozhës sekrete me 962 emra anëtarësh. Ja historia e Licio Gelli, nga fashizmi tek P2, nëpërmjet ngjarjeve më të errëta italiane.

Si një burrë me të tretën të mesme, drejtor i një fabrike dyshekësh, rëndshëm i kompromentuar me fashizmin, ka mundur të bëhet një prej personazheve më të fuqishëm të Italisë republikane, duke sinjalizuar disa prej ngjarjeve më të errëta të historisë (nga rënia e Banco Ambrosiano tek Gladio, deri tek masakra e Bologna) mbetet një pjesë e një misteri. Cili ishte sekreti i Licio Gelli? Surpriza e parë është se ish Mjeshtëri i Adhuruar i masonerisë piduiste gëzonte liri absolute; nga viti 2005 nuk ishte aspak në arrest shtëpijak dhe jetonte në Villa Vanda famëkeqe në Arezzo e vënë në peng në vitin 2006, por e mbetur Licio Gelli ndoshta falë një transaksioni me shtetin (pasi të gjitha tenderat qenë bërë të shkreta). Në kundërdritë, historia e Gelli lë të dalin tiparet e pushtetit të tij. E para është aftësia për të guxuar. «Aventura ime e parë fillon më 1936, me pjesëmarrjen në luftën civile spanjolle», rrëfen kreu i P2 në një intervistë për Focus Storia.

Luftëtar për Franco. Në atë kohë Gelli është pa mbushur të 17 vjeçët, por vendos njëlloj t’u bashkohet vullnetarëve fashistë të impenjuar për mbështetjen e Francisco Franco në shtypjen e demokracisë së sapolindur spanjolle. Licio është legjionari më i ri i kontigjentit dhe dallohet në një aksion të rrezikshëm. Dekorohet nga Franco personalisht. Në luftë vdesin shumë: edhe vëllai i madh Raffaello. Është një ngjarje traumatike, që shënon psikologjinë e djalit: në sytë e tij si balilë, “komunistët” bëhen e keqja absolute që po shkatërron Europën. Pas vdekjes së vëllait, Licio kthehet në atdhe. «Ngjarja e dytë e rëndësishme e jetës time ndodhi kur erdha. Duçja më priti në Palazzo Venezia», tregon ai. Pamjet e këtij takimi janë ende të gjalla në kujtesën e Gelli që thuajse 90 vjeçar tregon: «Më futi në sallonin e Mappamondo. Dëgjova të më thërrisnin: “Hajde këtu”. U ktheva menjëherë, pashë Mussolini, provova një emocion të madh… E përshëndeta duke përplasur takat. Më erdhi afër dhe më përqafoi. Tha: “Familja jote ka dhënë një kontribut të madh për kauzën fashiste. Tani më thuaj: çfarë do të bësh në të ardhmen tënde? Do vazhdosh të impenjohesh?”. Më propozoi të frekuentoja kurset e Qendrës së Përgatitjes Politike për të Rinjtë. E pranova me entuziazëm».

Inspektor fashist. Më 10 qershor 1940 Mussolini njoftoi hyrjen në luftë në krah të Gjermanisë. Gelli nuk ju desh të priste shumë, pasi i besohet një detyrë: inspektor për organizimin e Fashove Luftarake në Kotorr, një qytet në Malin e Zi që kontrollon një pjesë të bregut me rëndësi strategjike. Kështu, në korrikun e 1940, Gelli niset. Puna e tij është shumë e ngjashme me atë që sot mund të quhet punë inteligjence. Licio është pak më shumë se një djalë, por kaq i ri kupton komponenten e dytë themelore mbi të cilin do të ndërtojë pushtetin e tij: vlerën e informacionit. Është në periudhën e kaluar në inteligjencën fashiste që Gelli mëson të arkivojë të dhënat, t’i mbledhë, t’i klasifikojë. Këtyre viteve i takon një ngjarje thuajse legjendare e jetës së Gelli. Faktikisht në vitin 1942 do të fuste në dorë një pjesë të thesarit të Bankës Kombëtare Serbe. Sipas disa rindërtimeve, i besohet detyra e rikuperimit dhe e transportimit në Itali e thesarit të Mbretit Pjetër: 60 tonelata në lingota ari, 2 me monedha të lashta, 6 milion në dollarë dhe 2 milion në stërlina që njerëzit e SIM (shërbimit sekret fashist) kishin marrë nga arkat e Bankës Kombëtare Serbe dhe e kishin fshehur në një shpellë.

Gjueti për thesarin. Ari praktikisht arriti në Itali, nëpërmjet Triestes, dhe ju dorëzua autoriteteve të Romës. Por kur në vitin 1947 thesari i rikthehet bankës jugosllave nga Banca d’Italia, mungonin 20 tonelata në lingota. Pjesërisht, pohon dikush, të mbajtura dhe të transferuara në Argjentinë pikërisht nga Gelli. Ka që mendojnë edhe se lingotat e gjetura gjatë në bastisjeje në lulishtet e kopshtit të Villa Wanda vijnë nga ai thesar, pavarësisht refuzimet e të interesuarit. Në përfundim të luftës, ndodha personale e Gelli bëhet konvulse. Thuhet se kreu i ardhshëm i P2 kishte filluar të bashkëpunonte me CIA. Kredoja tek vlera e fshehtësisë dhe në atë, kameratesk, të ndihmës reciproke midis “vëllezërve” e shtyn Gelli në takimin e dytë të madh të jetës së tij: masonerinë, që integrohet dhe pjesërisht do t’i zëvendësojë besimin e tij asnjëherë të refuzuar fashist. «Në vitin 1945 më dërguan në ekzil në Sardenjë: më jepnin 10 lireta në ditë, 1 kilogram bukë dhe për të fjetur. Aty pata mundësinë të njihesha me kryebashkiakun e Maddalena, avokatin Marchetti, një ish hierark. Qe ai që më foli për masonerinë». Pasi kam rifituar lirinë dhe kam punuar si asistent i të nderuarit demokristian Romolo Diecidue, në vitet ’50 Gelli kalon të drejtojë fabrikën e dyshekëve Permaflex. Në inaugurimin e një stabilimenti të kompanisë është i pranishëm Kardinali Ottaviani i Sant’Uffizio. «Zona politike e Ottaviani ishte ajo e Andreotti», shpjegon ish Mjeshtëri i Adhuruar. Falë mbështetjeve të politikës dhe të Vatikanit, Gelli bën punë të mira, duke siguruar një tender të madh NATO për Permaflex. Kurajës për të rrezikuar dhe kuptimit të vlerës së informacionit, Gelli i ka bashkangjitur tashmë elementin e tij të tretë të forcës: raportet e zhdërvjellëta me politikën. Këtyre tre “sekreteve” do t’i shtojë shpejt edhe një të katërt: pushtetin okult të masonerisë.

Grupimi Gelli. «Kam hyrë zyrtarisht në masoneri në vitin 1959, tek Grande Oriente d’Italia», tregonte Gelli (por ka që thonë se i përkiste qysh nga viti 1946). «Pas disa vjetësh drejtuesit kuptuan se do të mund të bëja prozelitizëm. Atëhere më propozuan të krijoja një grupin tim, të ashtuquajturin Grupimi Gelli, dhe unë e bëra». Mjeshtëri i Madh Giordano Gamberini i beson detyron e rivitalizimit të një lozhe të “mbyllur” (ekzistenca e të cilës është sekrete) e themeluar në 1895 me emrin “Propaganda”. Është kështu që në vitin 1971 lindi zyrtarisht Lozha Propaganda 2 ose P2, e hapur ndaj atyre personaliteteve që nuk duan në asnjë mënyrë ta bëjnë të njohur anëtarësimin e tyre në masoneri. «Në harkun e disa viteve arritën numrin e 1000 “stazhierëve”. Stazhierë sa për të thënë: qenë të gjithë njerëz të rëndësishëm, të cilave u njihej menjëherë grada e mjeshtërit», thotë ish i Adhuruari. «Në vitin 1974 presidenti Giovanni Leone më thirri bashkë me Mjeshtërin e Madh të ri, Lino Salvini, për të na kërkuar se cili ishte mendimi i masonerisë mbi motivet e sëmundjes italiane dhe masat që kishim për t’i sugjeruar presidentit. Hartova atëhere në plan rinovimi të republikës në kuptimin presidencial. Leone e lexoi dhe e vlerësoi, por kundërshtoi se objektivi ishte “tepër i thellë, tepër i guximshëm” dhe se në atë moment nuk mund të mendohej për ta zbatuar». Në realitet, projekti i plotë i Gelli shkonte shumë për tej dhe parashikonte jo vetëm një ndryshim të formës institucionale, por marrjen e pushtetit nëpërmjet kontrollit të shtypit, të partive dhe të prokurorisë, dominimin e televizionit publik dhe fillimin e një rrjeti televizionesh private në shërbim të “kauzës” (objektiv që sipas disa analistëve është realizuar 20 vite më pas nga Silvio Berlusconi, anëtar edhe ai në P2).

Intriga dhe afera. “Plani i rilindjes demokratike” e futi Gelli në kontakt me njerëz në krye të financës italiane. Si bankieri Michele Sindona dhe presidenti i Banco Ambrosiano Roberto Calvi, i destinuar të përfundonte i varur në Urën e Fretërve të Zinj në Londër në viti 1982. Gelli flet për të si për një mik të vjetër. «Kujtoj se e takova një mëngjes në Romë. Ishte i turbullua dhe unë e pyeta se çfarë po i ndodhte. Mu përgjigj: “Këtë mëngjes më duhet të disbursoj 80 milion dollarë për sindikatën polake Solidarnosc. Nëse nuk më japin një ndihmë, gjithçka hidhet në erë gjithçka”. Aty kam kuptuar se gjithçka në Banco Ambrosiano i detyrohej Polonisë». Sipas Gelli, presionet për financime i kanë ardhur nga Imzot Marcinkus, president i IOR, bankës vatikanase. «Qe Papa Wojtyla që organizoi gjithçka», pohon ai. «Kur projektohet një “revolucion” ai ka nevojë për financime të mëdha dhe Calvi ishte një person besnik, nëse e premtonte një gjë, e mbante». Jo vetëm kaq. Ashtu si Sindona, Calvi ishte anëtar i P2. Djali i bankierit, Carlo Calvi, ka zbuluar se midis gjërave që i ati kishte me vete në çantë në Londër, kur vdiq, ishte një kartelë të titulluar “Bolonja”. Sipas tij, i ati njihte dërguesit e masakrës së 2 gushtit 1980 dhe me ato emra do ta shantazhonte P2 e mjediset e shërbimeve sekrete të devijuara (domethënë ata që në vend të ishin në shërbim të shtetit, i minonin bazat demokratike). Për këtë ka që ka menduar se Gelli mund të ishte midis dërguesve të “vetëvrasjes” së Calvi.

Mistere të Italisë. Për masakrën në stacionin bolonjez janë dënuar terroristët e ekstremit të djathtë Valerio Fioravanti, Francesca Mambro e Luigi Ciavardini, ndërsa Licio Gelli është dënuar për prishje të provave. Teza e tij? Pista arabe. «Unë besoj se ai i Bolonjës ka qenë një “incident rrugëtimi” i përdorur nga terroristë në tranzit për atë nyje të rëndësishme hekurudhore. Ndoshta dikush ka hedhur një copë cigareje, që ka prekur eksplozivin duke shpërthyer», thotë ai. Mbi 85 viktima të njohura, disa flasin për një apo dy kufoma jo të identifikuara. Për Gelli do të ishte konfirmimi i rindërtimit të tij (por në kontrast me konkluzionet procesuale). Gjatë hetimeve të ndryshme mbi masakrën u fol edhe për rolin e mundshëm të organizatës klandestine antikomuniste Gladio, i së cilës Gelli qe një prej idhtarëve. «Ishte një oepracion i lindur më 1948», kujton ish i Adhuruari. Qëllimi? Kundërshtimi i fuqishëm i një pushtimi eventual sovjetik i Italisë, por ndoshta edhe ushqimi i strategjisë së tensionit. «Shumë prej pjesmarërsve u rekrutuan midis ish legjionarëve të Spanjës dhe parashutistëve të Folgore. Rekrutonin elementë me një besim politik të caktuar, të djathtë, të aftë që të përdornin armë. Qenë këto kërkesat».

Vitet pas masakrës së Bolonjës i dhanë Gelli një njohje jo të kërkuar. Më 17 mars 1981, në një prej zyrave të tij, duke hetuar mbi rrëmbimin e supozuar të Michele Sindona, prokurorët sekuestruan një listë aëfabetike me 962 anëtarë të Lozhës P2, që kryeministria e bëri publike më 21 maj të atij viti. Në listë kishte gazetarë, sipërmarrës, bankierë, nënsekretarë, oficerë të lartë të Guardia di Finanza e të Carabinieri dhe deri ministra. Pas sekuestrimit (për të cilin qartazi ishte lajmëruar) Gelli u shpall në kërkim. U arrestua në Gjenevë më 13 shtator 1982, ndërsa po tentonte të kryente një operacion bankar, por një vit më pas u arratis nga burgu zviceran i Champ-Dollon. Do të dorëzohet vetëm në 1987.

Tina Anselmi, presidente e komisionit P2. Ndërkaq, në 1984, komisioni parlamentar hetimor lidhur me P2, i kryesuar nga Tina Anselmi, përfundonte punën e tij. Në relacionin përfundimtar lexohet se lista ishte e “besueshme” dhe se P2 ishte “një organizatë që aspironte jo në fitimin e pushtetit në selitë institucionale, por në kontrollin e tyre në forme të fshehtë […]. Gelli ishte në pikën lidhëse midis piramidës superiore, ku identifikohen finalitetet e fundit, dhe asaj inferiore, ku ato gjejnë zbatim praktik”. P2 u shkri me ligjin Nr. 17 të vitit 1982, që bëri edhe të paligjshëm në Itali ndërtimin e lozhave sekrete me finalitete të ngjashme. Por ai, ish i Adhuruari, nënvizoi se P2 është liruar në të tri shkallët e gjykimit nga akuzat për konspiracion në dëm të shtetit dhe masonët italianë kujtojnë se Gjykata Europiane e Strasburgut, në vitin 2001, e ka dënuar qeverinë tonë pse ka shkelur – me një ligj që imponon për disa poste publike ta deklarojnë përkatësinë e tyre në një lozhë – të drejtën e shoqërimit të garantuar nga Neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por pjesa më e madhe e historianëve bie dakord: mbi rolin e masonerisë së “devijuar” nuk është bërë krejtësisht sqarim.

Hije të gjata. Ish i Adhuruari, deri në vdekjen e ndodhur në natën midis 14 dhe 15 dhjetorit 2015, thoshte se lozhat e mbyllura ekzistonin akoma. «Ka gjithmonë një kërkesë të madhe për aderime në masoneri», pohonte ai. «Por jo të gjithëve që trokasin u hapet dera dhe ka një “kontenitor” të rezervuar personave identiteti i të cilëve – prej detyrës që kanë apo profesionit që zhvillojnë – ruhen vetëm nga Mjeshtëri i Madh. Lozhat e mbyllura ekzistojnë dhe janë të domosdoshme».

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply