Berisha: Pedagogët e universiteteve dhe asistentët e tyre, ndër më të keqpaguarit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me pedagogët e universiteteve, tha se ata dhe asistentët e tyre, janë ndër më të keqpaguarit në vend.Gjithashtu, Berisha tha se Shqipëria ka buxhet 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së, për kërkimin shkencor.

“Pedagogët e universiteteve, asistentët e tyre mbetën ndër më të keqpaguarit. Rrogat qesharake për pedagogun, intelektualin. 3 ditë më parë kisha një takim me mjekët, çfarë tregoi njëri prej tyre. Unë tha operoj të sëmurën me patologji të mitrës, operacion që mund të jetë dhe madhor. Paguhej 25 mijë lekë të vjetra. Kompleti që ishte sterilizuar për operacionin, kompania merrte 820 mijë lekë. Nëse mua nuk më mjaftonte ky kompleks, e do të hapja një tjetër, shkonte në 1.2 milionë. Kjo tregon se çfarë mund të bëjë babëzia në këtë vend. Dhe kjo është kudo. Po kush e ka sterilizimin thoni ju, e ka Edi Rama. A keni parë të gjithë ju kur kalonte nga ekrani në ekran me një pincë të thyer, që nuk ekziston askund, përveç se në koshin me plehra, por për të justifikuar koncesionin e tij të sterilizimit dhe mashtronte shqiptarët, ja me çfarë operonin. Kush mund të bëjë një gjë të tillë tjetër. I jam shumë mirënjohës mjekut që e tha haptas, kurse ju skeni fare, as fond për kërkime shkencore. Për të bërë një kërkim duhet të firmoset nga ministri. Këta punojnë për të krijuar kushte që ju të largoheni nga Shqipëria, mjekët të largohen nga Shqipëria”, tha Berisha.

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i jep një goditje të fortë arsimit të lartë në Shqipëri.

“Mblidhemi në një moment kur kjo qeveri me në krye Edi Ramën, me vendimin e fundit, po i jep një ‘colpo di gracia’ universiteteve, arsimit të lartë në Shqipëri. I nisur nga një refleks armiqësor ndaj arsimit të lartë, trupës pedagogjike, e studentëve, në këto vite të qeverisjes, universitetet e vendit kanë pësuar ndryshime të rënda, në çdo aspekt të tyre. U godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë, të përmbushë misionin e tij. Shprehje e goditjes së lirisë akademike janë të shumta, por ata kulmuan kur Edi Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të Tiranës, rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën 3 shekujt e fundit.

Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, por i shoqëruar me vendosjen e Komisarëve në bordet universiteteve. Ky akt u shoqërua nga vendimi për të bllokuar mbrojtjen e gradave shkencore në universitete publike. Ky vendim shënonte ndërprerjen e veprimtarisë kërkimore shkencore të këtyre institucioneve, të atij aktiviteti që përbën oksigjenin e zhvillimit të tyre. Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor.

Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Kjo ishte një praktikë ‘brain draining’ për universitete tona. Çdo pedagog që kishte një projekt, ëndërr për ta shndërruar në realitet nëpëmjet kërkimit shkencor, kishte të drejtë të kërkonte diku një strehë tjetër për realizimin e projektit të tij. Nuk u financua, nuk u konsiderua që ju të realizonit projektet tuaja shkencore, por përkundrazi u bë gjithçka që ju të largoheni. Ata studiues që kishin një projekt shkencor, ata nuk kishin më asnjë financim, asnjë mundësi.

Ky qëndrim ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për universitetet tona. Të konsolidosh një universitet dhe ta bësh atë konkurrent është shumë e vështirë. Në një botë të hapur, ku konkurrenca është ligj i saj, duhet shumë mund e mençuri. Por u punua në të kundërtën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra mjedisore në Vlorë/ Berisha: Rama-Zoto vodhën milionat e parashikuara për landfillin e plehrave

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar më tej me akuzat në drejtim të kryeministrit …

Leave a Reply