Spaho: Shërbëtori i Ramës nuk më heq dot nga Grupi Parlamentar i PD!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh gjatë debatit në Kuvend se atë nuk mund ta largojë shërbëtori i Edi Ramës nga grupi parlamentar i PD.

Deklarata e Spahos erdhi pasi Enkelejd Alibeaj, në sinkron me Lindita Nikollën dhe mazhorancën, iu drejtua deputetëve të PD se janë të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Spaho tha se ai nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse? Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply