Berisha publikon videon: Balla dhe Subashi aheng pas mbylljes së dosjes nga SKAP-i i partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, postoi një video ku shfaqet Taulant Balla i PS dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, duke kënduar këngë partizane.

“Aheng Balla-Subashi, për mbylljen e dosjes nga “Skapi” i partisë, për djegësin e Fierit!”, shkruan Berisha.

Një ditë më parë, SPAK dërgoi në gjyq 21 të akuzuar për inceneratorin e Fierit. Megjithatë në listë nuk është emri i kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Prokuroria thotë se ka provuar shkelje të ligjit që me procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit, e në vijim më shpronësimin si “tokë truall” të vendit ku do të kryhej ndërtimi, ndërsa ishte “tokë arë” dhe më pas me përpilimin e faturave fiktive për punime që nuk ishin kryer.

Por Subashi megjithatë ka shpëtuar këtë herë. Më përpara ka pasur spekulime nga mediat se Subashi ishte në listën e personave që do arrestohej, por doli çuditërisht prej saj.

About Redaksia

Check Also

Iniciativat e qeverisë, gazetari: Si i zgjidhim problemet? Burg për drita, burg për parkim, burg për…

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me një shënim ironik në faqen e tij në Facebook …

Leave a Reply