Biden kërkon nga Gjykata të heqë kufizimet për azilkërkuesit në kufi

Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që të refuzojë një kërkesë të 19 shteteve të drejtuara nga republikanët për të mbajtur në fuqi kufizimet në kufirin SHBA-Meksikë, që janë përdorur për të mos u dhënë mundësi qindra- mijëra emigrantëve të kërkojnë azil.

Por administrata kërkoi gjithashtu një javë kohë përpara se të shfuqizohet udhëzimi, i njohur si Titulli 42, për të lejuar një “tranzicion të rregullt në zbatimin e Titullit 8.”

“Qeveria e pranon se shfuqizimi i Titullit 42 ka të ngjarë të sjellë si rezultat në rritjen e përkohshme të kalimeve të paligjshme të kufirit,” thuhet në një dokument që administrate i dërgoi gjykatës.

“Qeveria në asnjë mënyrë nuk kërkon të minimizojë seriozitetin e këtij problemi. Por zgjidhja e këtij problemi të imigracionit nuk mund të jetë zgjatja pafundësisht e një mase të lidhur me shëndetin publik që të gjithë tani e pranojnë se nuk është më i justifikueshëm”, thuhet në dokument.

Administrata tha gjithashtu se qeveria është e përgatitur të mbështetet në ligjin e imigracionit që është miratuar nga Kongresi i njohur si Titulli 8 – autoriteti i imigracionit që ka qenë gjithmonë në fuqi.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply