Frika ka kapluar SPAK/ Boçi: Kallëzim kundër Ramës për nisjen flagrante të punimeve të TK

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi theksoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se, frika ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës dhe se duhet reagim ndaj qeverise Rama.

Gjithashtu Boçi paralajmëroi dhe një kallëzim ndaj tij në SPAK për nisjen e punimeve për teatrin e ri qe i cilësoi flagrante.

“Me zgjedhjen e kreut te ri te SPAK, rrëzoi dhe atë pak besim që publiku ka pasur te reforma në drejtësi. Votimi i hapur tregoi qartazi se frika ndaj votës së fshehtë dhe votës së lirë, ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës. Ndaj kjo tregon dhe një herë se projekti për të instaluar regjimin në Shqipëri është real ndaj këtij fakti duhet reagim, politik dhe publik.

Ende pa u ndare boja, sot Rama dhe Veliaj provokojnë hapur me nisen punimet për një teatër me kulla, që kundërshtohej nga Kushtetuesja. Ndaj SPAK duhet të veprojë, nëse jo, na bie si detyre qe te depozitojmë kallëzim ne SPAK. Do vazhdojmë me shume rrafshe, me denoncime”, u shpreh Boçi .

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply