Protesta për Teatrin, avokatja: Po veprohet kundër vendimit të Kushtetueses

Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Forca të policisë kanë rrethuar zonën, ndërkohë Aleanca për Teatrin, ka kundërshtuar nisjen e punimeve, ku avokatja Adriana Kalaja tha se bashkia ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kalaja, në deklaratën për mediat, shpjegoi: “Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm nuk është ekzekutuar, por me të gjitha mënyrat vazhdon pengimi i tij. Ne i treguam sot Gjykatës Kushtetuese se kemi përdorur të gjitha mënyrat që njeh ligji, duke i bërë kërkesë edhe Ministrisë së Kulturës për të rimarrë Teatrin Kombëtar. Atje na janë mbyllur dyert dhe ju keni qenë dëshmitarë të kësaj beteje ligjore.

I jemi drejtuar edhe SPAK-ut, ku ka regjistruar një kallëzim penal në datë 2 gusht 2021 lidhur me mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi publiku duhet ta dijë se mosekzekutimi i një vendimi të Kushtetues është vepër penale.

Në këtë kuptim, përveçse kemi kërkuar konstatimin e cenimit të mosezekutimit të vendimit të Kushtetueses, kemi kërkuar pezullimin e të gjitha veprimeve antiligjore që po bën bashkia e Tiranës, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lidhur me fillimin e punimeve në sheshin e Teatrit Kombëtar ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply