“Teatri”, Aleanca: Turp për SPAK që lejoi një bandit të fillojë punimet!

Nisja e punimeve për Teatrin e Ri Kombëtar, paralajmëruar për sot nga bashkia e Tiranës, është pritur me protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të revoltuar, të cilët kërkojnë ndërtimin e atij institucioni ashtu siç ishte historikisht dhe në truallin ku ishte, jo sipas projekteve të bashkisë, që e përfshijnë atë në kulla.

Perimetri i zonës ku do të nisin punimet është rrethuar nga forca policie, për të mbajtur larg protestuesit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj, ka mbërritur ndërkohë në zyrën e tij, ç’ka është parë nga protestuesit dhe ka krijuar një farë tensioni në zonë.

Avokatja e Aleancës, Adriana Kalaja, kërkoi vëmendjen e SPAK-ut ndaj këtij rasti. “Jemi të keqardhur – tha znj. Kalaja, – se mbi 34 herë kemi kërkuar në SPAK, vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin. Sot, prokurori Edvin Kondili, prokurori që iku Arben Kraja dhe prokurori i ri që është emëruar kryetar i SPAK, duhet të ndihen me faj, duhet të ndihen me turp, sepse i kanë dhënë mundësi një banditi për të filluar punimet”.

 

About Redaksia

Check Also

Muça mbron Taulant Ballën: S’më ka urdhëruar askush për të marrë të dhënat e TIMS

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mohuar akuzat në …

Leave a Reply