Berisha: Misioni ynë është të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores!

Nga Kavaja ku mori pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD, lideri i opozitës Sali Beisha u shpreh se misioni është rikthimi në pushtet i PD.  Berisha tha se “PD do të shndërrohet në një parti të fitores”. 

Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Sot ato janë shndërruar në një parajsë për qeveritarët. Mashtrimi është bërë ligj, mjerimi thellohet çdo ditë. Duhet të shumfishojmë forcat, duhet të bëjmë gjithçka që Kavaja të rikthehet siç ka qenë, bastion i fuqishëm i lirisë, demokracisë, dinjitetit të qytetarëve të saj. Ndaj dhe duke përgëzuar fituesin e garës, z. Fisnik Qosja, falënderoj me shumë respekt Isa Sakjen, këtë personalitet të PD-së dhe e ftoj të vazhdojmë së bashku betejën, për fitoren e 14 majit.

Demokrate e demokratë, detyrë dhe misioni ynë është të fitojmë, të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores, ta shndërrojmë lirinë, votën e lirë në një pasuri të paprekshme për çdo shqiptar. Të ecim të sigurtë drejt të ardhmes tonë. Të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë, jo vetëm këta që janë këtu, por edhe ata që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre.

Nuk ka vend më të bekuar, më të pasur se Kavaja, se Shqipëri.

Duke përfunduar, ju uroj gëzuar festat e fundvitit, Krishtlindjet e Vitin e Ri, i uroj kavajasit kudo që janë sonte, gëzuar këto festa. Përulem me nderimin më të madh para virtyteve, morali të qytetarëve të këtij qyteti, e rrethi të cilët kanë dëshmuar dhe kanë sakrifikuar për dinjitetin, për lirinë, për vendin, për Kavajën dhe vendin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply