Berisha pyet Majkon: A e di sa do kushtojnë dronët? Nuk ke si ta dish se është vjedhje

Në seancën e sotme në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha, foli për blerjen e dronëve nga Turqia. Berisha theksoi faktin se nuk dihet se sa do të kushtojnë dronët, pasi kjo është një vjedhje.

Berisha iu drejtua deputetit socialist Pandeli Majko, duke e pyetur nëse e di sa do kushtojnë dronët, kurse ai rrudhi buzët, duke lënë të nënkuptohet se nuk e di.

“Dhe pastaj, nanurit shqiptarët, po blejnë drone, po blejnë satelitë? Na thuaj pak sa i blen dronët? Nuk e thua çmimin sepse vjedh.

Sepse në të gjithë botën, çfarëdo që të blihet, edhe sistemet më të sofistikuara, kanë çmim.

Sa kushtuan zoti Majko se ke qenë kryeministër dhe je marrë me mbrojtjen? Nuk e di, sekret sepse vjedhin.

Në radhë të parë ato para përdori për të rritur rrogat e ushtarëve, janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen, nuk jetojnë dot me pagën mizerabël që marrin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply