Berisha-Ramës: Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin për në Dubai?

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në Kuvend në seancën për buxhetin, tha se kjo qeveri ka vjedhur 122 miliardë lekë në vetëm 9 muaj.

“Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliardë lekëve nga këta që nxijnë prapa shpinës sime dhe vartësit e tyre. Nuk është kjo një shifër që del nga opozita, por del nga institucioni zyrtar kushtetues i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliardë lekë, 30 përqind më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Kjo është vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2022,” tha Berisha.

Berisha foli sërish për çështjen e vjedhjes prej 2.2 miliardë euro përmes kriptovalutave.

“Keni vjedhur dhe po vidhni botën mo. 2.2 miliardë janë vjedhur nga ortaku i Olsi Ramës me bitcoin. Amant Josifi. Bëtë kërdinë në Spanjë, Gjermani, Itali e kudo. Dhe Olsi Rama e përcolli në Dubai. Kush e përcolli Genci Xhixhën në Kubë? Olsi Rama e përcollli me makinën e tij. Padronin e Xibrakës

Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu urdhër-arresti për Amant Josifin? Një javë u mbajt këtu urdhër-arresti, gjersa mbushi valixhet dhe iku në parajsën e bitcoin-ëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply