Berisha: Veliaj ka bërë vizita të përsëritura në Iran, u bë shqetësim për vendet partnere

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se, personi që ka bërë vizita të përsëritura në Iran është Erion Veliaj. Berisha tha më tej se, edhe ministri juaj i Jashtëm ka qenë në Iran.

“Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. E kuptoj që fjala vjedhës iu rëndon, mos vidhni dhe nuk ua përdor më.

Nuk parashkruhet kurrë ndërtimi i rrugëve me çmim 6-8 fish të vendeve të BE. Nuk parashkruhen më kurrë vjedhjet me rrugë në Qafë-Pllocë. Vidh e vidh nuk ka të sosur. Vidhni të paktën 5 mln për kilometër. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni, nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat që sipas KLSH 34.4% janë me vetëm me një ofertues, me atë që doni ju. Po sipas KLSH, 65% e procedurave tenderuese, i fiton oferta më e lartë. Kjo do të thotë që ai që fiton dhe ndan para porositet të sjellë ofertën më të lartë, ose sa është fondi maksimal limit. E imagjinon dot kush? Çfarë ndodh? Ato para, ndahen midis jush dhe hajdutëve të tjerë.

Pra të themi të vërtetën, pse nuk sillni ligjin e heqjes së parashkrimit për zyrtarët e lartë? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Të garantoj se ai ligj do të bëhet problem i madh dhe do apo jo do të zbatosh rregulloren e parlamentit. Hidheni poshtë me votën tuaj e thoni se hajdutët do të falen. Thuajni shqiptarëve që do iu vjedhin, keni mëshira apo jo? Duhet të jepni hesap për 22 mln euro charter. Duhet të jepni llogari para qytetarëve për qindra milionë, do ua sjell të gjitha një për një, me naftë bileta dhe ahengje. I keni frikë këto po ai ligj iu garantoj se do të vihet. është ligji më emergjent për Shqipërinë. Sa i përket firmës dixhitale është thjesht transferim tek vjedhësi i shtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply