Nga Xhixha i kokainës tek Josifi i “Call Center”, si i kaloi Olsi Rama në kufi ortakët

Në dy afera të mëdha të regjimit është Olsi Rama. Në aferën e kokainës në laboratorin e drogës të Xibrakës në 2017 dhe në aferën e” Call Center” në 2022. Në të dy rastet Olsi Rama ka kaluar dy ortatët e tij përtej Shqipërisë që të mos kenë probleme me policinë e kontrolluar nga vëllai i tij që është Kryeministër. Dy afera që llogariten se fitimet e paligjshme kapin shifrat e disa miliarda eurove.

Si e largoi Joifin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot se Armand Josifi, i shpallur në kërkim për skemën e mashtrimit të “call center”, është shoqëruar nga vëllai i kryeministrit Olsi Rama në aeroport për të shkuar në Dubai.
Duke folur në seancën plenare ku po diskutohet një akt normativ për buxhetin e vitit 2022, Berisha u ndal edhe te afera e inceneratorëve, për të cilën tha se megjithëse kompania ka 20 persona të arrestuar, vijon të marrë nga 1 milionë euro në javë nga buxheti i shtetit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Keni vjedhur 122 miliardë lekë, keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet. Kjo vjedhje është vetëm për 9 muajt e parë të 2022, nuk është për gjithë vitin. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashur, pa garë.
Ku janë këta hajdutët që i ikin (i drejtohet ministrave). Kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro? Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. SKAP i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të klanit të tij me djegësat. Armand Josifi bën kërdinë në Spanjë dhe Itali, Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixhon e përcolli Olsi Rama në Kubë me makinën e tij. Këta nuk ngopen me asgjë.
Habitet kjo që pas Ramës kryeson vjedhjet në Shqipëri. Në një akt të turpshëm korruptiv, Edi Rama hoqi rentët për njësitë vendore. Hajnia të verbon. Buxheti i 2022 do të mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare, si buxheti i shpërdorimeve më të mëdha. Në qoftë se shqiptarët festojnë sot në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni me valixhe dhe nuk ngopeni.
Si ka mundësi një sipërmarrje me 20 të arrestuar vazhdon të marrë 1 milionë euro në javë. Gjendjet një italian që thotë kam 30% dhe merr 300 mijë euro në ditë. i merr se është punëtor i kryeministrit. Të çdokujt që të jenë ato, bllokohen. Ky kryeministër në kundërshtim me Kushtetutën ka autorizuar veten për të drejtën e konfiskimit. Konfiskoje pak sipërmarrjen tënde o hajdut që ta provosh që nuk je hajdut. Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Josifin? Një javë u mbajt, derisa u nis në Dubai.
Na i thuaj pak sa i bleve dronet? Nuk e thua çmimin sepse vjedh. Zoti Majko ke ngelur vetëm ti këtu, a e di ti sa kushtuan 6 dronet? A jemi anëtarë të NATO-s? Kush e kontrollon hapësirën ajrore? Me ato lekë të paguajmë ushtarët dhe oficerët, pastaj satelitët.

Si e largoi Xhixhën e kokainës

Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është i përfshirë në klanin e kokainës së Xibrakës. Denoncimi u bë me prova nga ish-Kryeministri Berisha para dhjetë ditësh në seancën parlamentare, ndërsa kryeministri Rama nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdon të heshtë për këtë skandal. Berisha deklaroi në Parlament, se Olsi Rama lëviz me makinën e Gentian Gjonajt, i arrestuar para dy vjetësh si kreu i klanit të kokainës që prodhohej në laboratoin e Xibrakës në Elbasan. Kjo makinë me të cilën lëviz jashtë shtetit vëllai i kryeministrit është e përshtatur për transportin e kokainës.
Ish-Kryeministri Berisha publikoi në Parlament edhe datat kur Olsi Rama kishte lëvizuar jashtë shtetit me makinën e trafikantëve të kokainës. Berisha deklaroi se, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit, duke paraqitur në Kuvend edhe dokumentin e TIMS. “Sipas regjistrimeve në TIMS, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit më dt. 13 korrik 2014 dhe herë të tjera me automjetin e krimit të përshtatur, sipas Prokurorisë, nga klani i drogës për fshehjen e kokainës. Me këtë automjet me targa AA653 DM kanë udhëtuar shpesh herë edhe kreu lokal i klanit të Xibrakës, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha, Genci Xhixha!”, deklaroi Berisha në Parlament. Sipas Berishës, kjo makinë është gjetur nga Prokuroria e Shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply