Teatri Kombëtar/ Avokatja: Si u shkel vendimi i Kushtetueses me firmën e Braçes

Avokatja dhe aktivisja, Adriana Kalaja, tha në “Ora e Betit” se, në çështjen e Teatrit Kombëtar janë kryer një sërë paligjshmërish, duke shkelur dhe vetë vendimin e Kushtetueses, e cila urdhëroi kthimin e pronës nga bashkia te Ministria e Kulturës.

Adriana Kalaja: Fillimi i punimeve të sotme por gjithë situata pas datës 2 korrik 2021 kur është dhënë vendimi nga Gjykata Kushtetuese ka bërë që të cënohet ky vendim. Tani që filluan punimet a rrezikohet të mos ekzekutohet më tej. Kushtetuesja e ka thënë qartë se prona e Teatrit Kombëtar i duhet marrë bashkisë së Tiranës dhe i duhet kthyer Ministrisë së Kulturës.

Ka qenë në detyrimin e kësaj të fundit të merrte gjithë hapat ligjorë për marrjen e pronës. Vendimi i Kushtetueses është mbi ligjin, ajo pezullon ligje. Nëse ti e dëmton pronën do ta paguash një më një. Trualli është kthyer te Ministria e Kulturës dhe me një VKM të re të 30 korrikut me firmën e Erion Braçes rikthehet prapë trualli nga Ministria e Kulturës dhe bashkia Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply