Rama shkarkon kreun e Shërbimit Informativ pas specializimit në SHBA

Pak ditë pasi ryetari i PD,Berisha deklaroi se Rama nuk kishte lejuar të hynte në zyrën e tij kreun e Shërbimit Iformativ, sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për shkarkimin e Bendos nga detyra, një shkarkim që vjen pas specializimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se shkarkimi i tij ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Rama. Ndërsa Presidenti Bajram Begaj e ka dekretuar shkarkimin e Bendos nga posti.

Bendo ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës (Ilir Meta), datë 05.11.2018.

***

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo.

DEKRETI
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DE K R E T

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply