Fotot/ Pasi i vdiq qytetarja në zyrë, kryebashkiakja shkoi të festonte me Ballën

Rrethanat e vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani janë ende të paqarta. Dihet se ajo u fut në bashki për të kërkuar rikthimin e ndihmës ekonomike, që ia kishin hequr. Dihet se ndërroi jetë brenda zyrës së kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Por nuk dihet si e trajtuan aty dhe çfarë ndikoi në vdekjen e saj të menjëhershme.

Dy versionet për vdekjen e Shpresa Canit

Sipas versionit të parë që doli në media, qytetarja u përcoll nga njëra zyrë në tjetrën, për të kërkuar ndihmë ekonomike. Takoi fillimisht shefen e Ndihmës Sociale, që është edhe bashkëshortja e deputetit të PS, Luan Çela. Pastaj tentoi të gjente zgjidhje direkt te kryetarja Eriselda Sefa. Kur hyri në zyrën e saj, policët tentuan ta nxirrnin jashtë dhe gruaja ndërroi jetë për shkak të stresit që kishte përjetuar

Sipas versionit që dha Bashkia e Lushnjes gruaja u trajtua me dinjitet, mori sqarime dhe iu premtua kthimi i ndihmës ekonomike. ‘Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën’ thuhet në njoftimin zyrtar, ku pasqyrohet edhe kujdesi i veçantë që ka treguar Eriselda Sefa.

Përkujdesja e kryetares së Bashkisë dallohet edhe më tej në njoftim kur thuhet: ‘pasi dëgjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa thërriti Drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq’.

Festë me FRESSH pas vdekjes në zyrë

Nëse prokuroria nuk heton më tej, ngjarja do të mbetet mister. Askush nuk mund të ngrejë sot akuza për zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes, megjithatë njoftimi zyrtar duket i rremë.

Siç tregojnë fotot më poshtë, ditën që i ndodhi vdekja e Shpresa Canit në zyrën e saj, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa shkoi të festonte me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it. Ajo vazhdoi programin e festimeve të fundvitit, megjithëse pak më parë i kishte mbetur e vdekur në zyrë, një grua që kërkonte ndihmën ekonomike.

Pamjet e festës u publikuan nga i dërguari i PS në Lushnje, Taulant Balla që ka qenë përkrah kryetares së Bashkisë. Fotot e festës e zhbëjnë tërësisht aspektin njerëzor që tentohet të përcillet në njoftimin e bashkisë për mediat.

Pas festës së FRESSH, ngjarja u mbajt e fshehtë. As Bashkia, as policia e shtetit nuk dhanë asnjë njoftim të martën për gruan që vdiq në zyrën e kryetares së bashkisë, në pritje të ndihmës ekonomike. /Lapsi.al

About Redaksia

Check Also

Rënia e Veliajt, çfarë do të ndodhë të premten

  ‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin …

Leave a Reply