Veliaj u kërkon qytetarëve kartat, Këlliçi: Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme…

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka denoncuar me një postim në facebok aksionin e stafit të Eirion Veliaj të cilët në shkëmbim të ndihmave po u kërkojnë qytetarëve kartat e identitetit.

“Stafi i kryebashkiakut Veliaj po i kërkon qytetarëve kartat e identitetit”. “Vetëm në një akt të tillë ka disa shkelje ligjore, ku po përmend vetëm një, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Shënoje në defter

Qytetarët nuk mbeten borxh vetëm në ushqimoret e Tiranës. Tani në këmbim të ndihmave ushqimore, bashkia ta shënon emrin në defter dhe borxhi duhet shlyer më 14 maj, për zgjedhje.

Kjo po ndodh në Rr. “Idriz Dollaku” në Njësinë 1.

Stafi i kryebashkiakut Veliaj po i kërkon qytetarëve kartat e identitetit. Vetëm në një akt të tillë ka disa shkelje ligjore, ku po përmend vetëm një, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme ndërron zanat dhe bën bamirësin.

Fushata ka nisur dhe do të shohim të tjera “pako” në vijim.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply