Me Vjolën ‘e mirë’ që vjedh qytetarët, por ngroh xhepat e Lal Lekut dhe të qeveritarëve të tjerë

Nga Sali BERISHA

Vjola Sterjo apo siç e thërriste me përkedheli Erion Veliaj, zyrtaren e vet, tek pozonte ëmbëlsisht në foto me të, u arrestua mbasi kishte vjedhur me mashtrim qindra e mijëra euro qytetarëve dhe biznesmenëve në Korçë dhe rrethe të tjera të vendit dhe sigurisht kishte ndarë trofenë e saj me eprorët e saj në qeveri apo në bashkinë e Tiranës.

Ajo, duke shfrytëzuar lidhjet e saj të ngushta me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe postet e larta që mbante vet në administratën e Rilindjes si drejtoreshë e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit dhe së fundmi drejtoreshë në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ishte shndërruar në një gjobëvënëse të pangopur duke u premtuar viktimave të saj grante, fonde, kredi të buta deri në 1-2 milionë euro nga agjencitë qeveritare kundrejt një ryshfeti që arrinte sipas rastit edhe në 160 mijë euro.

Vjola e mirë e Erion Velisë është motra e nënkryetarit të bashkisë së Pogradecit, që është njëkohësisht drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve. Ajo i përkiste gjithashtu grupit kriminal të patronazhistëve, terroristë të kuq.

Vjola e mirë është simotër e trafikantit të Taulant Ballës, Mehmet Grecës – person i burgosur 7 vite në Britani për trafikun e 40 kg kokainë dhe që u kap me euro, karta identiteti dhe lista në makinë me datë 21 prill 2021 në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani.

Ajo është simotër e patronazhistit trafikant Ndriçim Harka, të arrestuar si drejtues i një grupi të trafikut të kokainës në Gjermani, rasti i Vjolës së mirë të Erjon Velisë.

Si përfundim, regjimi i Ramës, Taulantit, Damjanit, Belindës, Vjolave, Grecëve, Harkave, është një kalbësirë kriminale që duhet përmbysur sa më parë.

(Foto të marra nga Lapsi.al)

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …

Leave a Reply