U kap me 58 kg drogë, reagon AKSHI: Do ta heqim nga puna

Pas arrestimit të punonjëses së AKSHI-t, Erisa Fero, institucioni ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare.
Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi. Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste”-tha AKSHI.

Erisa Fero, drejtuese kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u arrestua nga Policia Kriminale e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës.

Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qenë persona nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës,” informoi sot policia e Korçës.

Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë Thanës. Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinen ku në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K.

Ndërsa dy persona të tjerë, F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë. Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply