“U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol”, flasin familjarët 

Familjarët e Shpresa Canit, 48-vjeçares e cila humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, shprehen të tronditur nga ngjarja. Duke folur për gazetarët, tezet e hallat e saj pohojnë se mbesa kishte shkuar për të bërë letrat e Kemp-it sepse vuante nga drepanocitoza, një sëmundje gjaku.

Erdha mbrëmë tek shtëpia këtu, më thanë Shpresës i ka rënë infarkt. Po si i ka rënë, tezja nuk di gjë. Në Bashki kishte vajtur për të bërë letrat (për ndihmë ekonomike). Atje kishte rënë te dera”, rrëfeu tezja e 48-vjeçares.

“U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Te bashkia kishte vajtur për të bërë letrat e Kempit. Atje ra, mbaroi”.

“Ishte anemike, ishte e sëmurë prej vitesh. Merrte gjak prej vitesh”, rrëfen më tej tezja e saj.

“Iku, bëri punët këtu, lau, shpëlau. Kur thanë iku vdiq atje, ne u habitëm. Vdekje e papritur”.

Familjarët tregojnë se ajo kishte shkuar vetëm tek bashkia. 48-vjeçarja mësohet se jetonte me të atin, i cili është invalid. Paraprakisht dyshohet se ajo humbi jetën për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Gazetarja Anila Sefa thotë se Shpresa Cani u varros këtë të enjte në orën 11:00, në varrezat e fshatit Thanë. Ngjarja në fjalë mësohet se ndodhi një ditë më parë, por lajmi u bë publik këtë të enjte./tvklan.al

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply