Berisha: Ky ishte viti i monizmit, i varfërimit, vjedhjes dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve

Edi Rama, duke dhunuar votën e lirë të shqiptarëve dhe me ndihmën e mafies së George Sorosit në rrafshin ndërkombëtar, kishte vendosur nën kontroll të gjitha pushtetet.
Jashtë kontrollit të tij kishte mbetur vetëm një institucion dhe ky ishte institucioni i presidentit. Me një procedurë antikushtetuese, Edi Rama uzurpoi edhe këtë pushtet, duke vendosur në Shqipëri, monizmin e plotë. Duke mbjellur në këtë vend dëshpërimin më të thellë, zhgënjimin më të madh.
Viti 2022 ishte viti i varfërimit më të shpejtë, të lemeritshëm të shqiptarëve.
Ky varfërim ishte kryekëput i diktuar nga shpërdorimi dhe vjedhja e qeveritarëve.
Bordet komuniste të Edi Ramës u shndërruan në leva të vjedhjes së parave në portofolet e xhepat e qytetarëve përmes çmimeve që përcaktonin në interes të qeverisë dhe oligarkëve.
Punët publike në këtë vend realizohen me një kosto 8 herë më të lartë se mesatarja në vendet evropiane.
Vjedhja kulmohet mne rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij, bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike numër një të shqiptarëve, Portit të Durrësit.
Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej këtij viti si kombi më i vjedhur i planetit.
Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë, i një spastrimi të llogaritur etnik të shqiptarëve. Çdo largim i njerëzve nga vendi, që ka në bazë kushtet e kalkulueshme për largimin e tyre, përbën veprim gjenocidal.
Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre u bënë popull i varkave. Skenat e La Manshit, që mbartin në vetvete potencialet tragjike të mëdha, shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe, por mbarë Europën.
Edi Rama, me qëndrimin e tij, tregoi se është besnik i etërve të tij, po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria.
Mijëra të rinj largohen nga Shqipëria se Edi Rama vret shpresën e tyre. Njëlloj si në vitin 1990, kur udhëheqësit komunistë i quajtën jashtëqitje e kombeve, Rama mori për hua etiketën e komunistëve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply