Tritol banesës së oficerit të patrullës në Shkodër

Tritol banesës së oficerit të patrullës, Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.

Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Mbetet e paqartë arsyeja e këtij sulmi, mirëpo dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën që mban Serra.

Efektivët e policisë ndodhen në vendi e ngjarjes për të zbuluar atë ç’ka ndodhi.

About Redaksia

Check Also

Prokurorët mbërrijnë tek paradhoma e Ramës/ Dokumentat e sekuestruara

Hetuesit e BKH kanë mbërritur në paradhomën e Ramës duke sekuestruiar dokumenta të rëndësishme në …

Leave a Reply