Zëri i Amerikës: Zyrtarja e PS që u kap me drogë ishte paditur edhe për manipulim votash

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë 3 persona nën akuzën e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.

Një prej tyre është 28 vjeçarja Erisa Fero, punonjëse e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo, dhe dy djem nga Kruja, njëri 17 vjeç dhe i dyti 32 vjeç, kishin transportuar 58 kilogramë bimë narkotike nga Tirana në Qafë Thanë, ku dy persona të tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, prisnin për ta trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërhyrja cilësohet si faza e trembëdhjetë e operacionit antidrogë e emërtuar “Restart”.

Policia publikoi detaje në një njoftim, sipas të cilit, trafiku ishte planifikuar të kryhej nëpërmjet zonës së fshatit Lin, por forcat e rendit ndërhynë dhe kapën në bagazhin e automjetit të ardhur nga Tirana 58 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis.

Një vit më parë Fero dhe 20 komisionerë zgjedhorë janë paditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në prokurorinë e Tiranës për manipulim të votave në zgjedhjet e 25 prillit 2021. KQZ konstatoi se në komisionin numërues, ku bënte pjesë ajo, rezultati u falsifikua./VOA

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply