Bllokohet Kardio-Kirurgjia, Shehu: Kjo është “mjekësia falas” që propagandon qeveria

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka shprehur shqetësimin e madh sot për mungesën e shërbimit për pacientët në Kardio-Kirurgji. Shehu bëri të ditur se Kardio-Kirurgjia në QSUT është prej një muaji e bllokuar dhe nuk u kursye ndaj së ashtuquaturës “mjekësi falas” që propagandon qeveria.

“Ardhjet me “hope” të materialeve thelbësore e jetësore mjekësore apo dhe të medikamenteve, kanë goditur këtë herë edhe Kardio-Kirurgjinë në QSUT, shkroi ai në Facebook. – Prej javësh ai aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungojnë oksigjeneratorët, një material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër e enët kryesore të gjakut. Dhe ajo sasi shumë e vogël oksigjenatorësh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota të urgjencës mjekësore, jo më ato të një aktiviteti normal.

Pa dyshim këtu e pësojnë së pari pacientët, që nuk janë të pakët në numër e seriozë për sa i përket patologjive. Një pjesë e tyre, në bazë të mundësive financiare janë të detyruar të drejtohen tek privati me pagesa të larta nga xhepi. Asnjë rimbursim nga shteti dhe për këtë situatë anormale të krijuar nga mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Por kjo gjendje prek edhe shërbimin e kardiokirurgjisë si pasojë e të tilla ndërprerjeve shumë të dëmshme për të.

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur kolegët e personelin e Kardio-Kirurgjisë, që me vullnetin e aftësitë e tyre, pavarësisht këtyre pengesave e vështirësive që u krijohen nga kjo mjekësi “falas” në Shqipëri, po zhvillojnë këtë shërbim dhe aktualisht janë tejet të shqetësuar për sa po ndodh”.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply