Messi pritet si hero në Paris

Lionel Messi ka zbarkuar dje në Paris pas eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati në Kupën e Botës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia solli Argjentinës trofeun e Botërorit pas plot 36 vjetësh pritjeje dhe u prit si hero në atdhe. Më pas, festa e tij vazhdoi për dy javë, ndërkohë që festoi në vendlindje.

E dje u rikthye në Paris për t’iu bashkuar ekipit, ndërsa sot në fillim të stërvitjeve u prit si hero edhe nga shokët e skuadrës, të cilët ia bënë “gardën” për ta nderuar atë për suksesin që e arriti në Katar.

Messi synon që edhe këtë vit ta vazhdojë formën e shkëlqyeshme që e shfaqi në fillim të sezonit dhe në Kupën e Botës.

About Redaksia

Check Also

Kombëtaria pëson disfatë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundemi 2-0 …

Leave a Reply