Futbolli italian në zi, ndërron jetë Gianluca Vialli

Legjenda italiane, Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare. Ish-futbollisti italian kishte shkuar në Londër për një tretman pasi ishte prekur nga kanceri në mëlçi që nga viti 2017.

Por, ish-përfaqësuesi italian nuk ia doli dot përkundër kujdesit nga stafi mjekësor dhe kemioterapive.

Ai dha dorëheqje javë më parë nga pozita e tij në Kombëtaren italiane, ku ishte asistent i selektorit Roberto Mancini, për shkak të problemeve shëndetësore.

Vialli e kishte nisur karrierën në Cremonese, në qytetin e tij para se ta vazhdonte karrierën në Serie A me Sampdorian de Juventusin, ndërsa kishte përfunduar duke luajtur në Chelsea, ku më pas edhe e kishte drejtuar këtë ekip si trajner.

Ai i kishte realizuar 16 gola në 59 ndeshje me Kombëtaren e Italisë, me të cilën kishte luajtur në Botërorët 1986 e 1990.

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …

Leave a Reply