Skandali/Automjetet e Bashkisë punime në rrugica, paratë i merr firma për blerje votash

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka denoncuar sonte një skandal që po ndodh në rrugicat e Tiranës ku automjetet e Bashkisë kanë nisur punimet për restaurimin e tyre ndërkohë paratë i merr një kompani private. Skandali thellohet akoma më shumë sepse tenderi ende nuk është shpallur dhe Këlliçi deklaron se fituesi i këtij tenderi fiktiv do të shpallet ditën e hënë.
Pra, puna bëhet me taksat e qytetarëve të Tiranës nga Bashkia ndërsa paratë të tjera do të shkojnë në duart e një kompanie private për blerje të votave të zgjedhjeve të 14 majit.
Këlliçi tha se do të bëjë denoncim në SPAK ndaj Erion Veliajt ditën e hënë.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …

Leave a Reply