Berisha dënon aktin e rëndë të plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka dënuar ashpër plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë duke e konsideruar një krim të shëmtuar. Berisha po ashtu ka dënuar edhe përpjekjet e qeverisë serbe për ta shfrytëzuar këtë akt për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Një krim i shëmtuar

“Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një fëmije 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtërpcës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit dhe shtoj se janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qëllime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …

Leave a Reply