Si po vjedh Veliaj me asfaltin elektoral, 420 mln lekë i kalojnë fiktivisht një kompanie ndërtimi

Rikonstruksioni i rrugës “Xhon Belushi” te Njësia 4 po zbulon një nga skemat më flagrante të vjedhjes së parave publike nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë më parë, Belind Këlliçi publikoi dokumentet e skandalit. Aktualisht punimet në këtë rrugë kanë nisur pa prokurim publik.

Tenderi do të zhvillohet në datën 9 janar ora 10:00.

Por çfarë po ndodh në realitet?

Rruga po ndërtohet nga mjetet dhe punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë së Tiranës.

Paratë e tenderit 420 mln lekë do t’i kalojnë fiktivisht një kompanie ndërtimi e cila më pas do t’i shërbejë Veliajt për blerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit.

Një skemë e tillë korruptive fund e krye mësohet se po realizohet edhe në projekte të tjera infrastrukturore në bashkinë e Tiranës.

Punimet kryhen natën që askush të mos e shohë se ccpo ndodh në të vërtetë. Po natën, Erion Veliaj shkon dhe kryen inspektime.

About Redaksia

Check Also

Ambasada në Romë dhe Taulant Balla po organizojnë antimiting kundër protestës së diasporës

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, sipas të …

Leave a Reply