Ndrikull Olta u urdhërua nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren e ShBA

Zëdhënsja e PD, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me statusin e kësaj ministrie ku shkarkoi nga detyra Ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, duke thënë se mandati i saj kishte mbaruar.

Në deklaratë për shtyp nga selia blu, Garo theksoi se Xhaçka e urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, i gjen rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ndrikull Olta e investimeve strategjike ne punet e brendshme dhe Miss Xhaçka e puneve te jashtme jane bere bashke dje ne nje konference per shtyp, qe ne formulim i ngjante Bukres se Portokallise.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online qe i beri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash te qeverise me te korruptuar te Europes, Xhacka luajti budallain qe mendonte te bente budalla median dhe publikun.

Ajo here thoshte se ashtu e do puna, here se nuk eshte puna ashtu apo se nuk eshte puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazes se dashur te Rilindjes: fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e beri nga frika se mos kryetari i opozites e bente para shefit te saj.

Pra ishte perpjekje per ta shpetuar nga turperimi dhe eshte me mire kur te turperon i joti.

E urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, ministrja strategjike  i gjen nje rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin qe heret te saj, si nje akt kunder interesit publik.

Renia nga sevdaja e Rames me Kim dhe Kimit me shpuren e  Rames, nuk eshte problem i Berishes dhe opozites, por vetem parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershem per avione droge qe socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jipnin flete lavdrimi qeverise per sukseset ne luften kunder droges , edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit  te natyrave te ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismen e vet ne kohe.

Ne veçanti denoncimi i perdorimit me sukses te ketij korrupsioni per te mashtruar qeverine e saj dhe ndeshkuar  luften kunder korrupsioni ne Shqiperi dhe ndihmuar qeverine me te korruptuar te kontinentit.

Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmeruar.

Ne gjuhen e Ambasadores

GONE wRONG!

About Redaksia

Check Also

Si doli numri i parë i “RD”

Nga Agron Sejamini -Ish-faqosësi në Poligrafik, Bashkim Lushi rrëfen vështirësitë për botimin e numrit të …

Leave a Reply