Ligji e ndalon të mbajë mbi 1.5 milion lekë cash, pse nuk arrestohet zyrtarja e Ramës?

Alda Klosi, një ish-drejtoreshë e lartë në ministrinë e Financave dhe të Rindërtimit dhe aktualisht zyrtare e rëndësishme e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duhet ta dinte se ligji për deklarimin e pasurive ndalon subjektet që të mbajnë shuma në vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja në gjendje cash, jashtë sistemit bankar.

Por, ky ndalim ligjor nuk e ka penguar zonjën Klosi, e cila rezulton që të ketë mbajtur në kasafortë personale rreth 120 mijë euro, të cilat iu vodhën nga pastruesja e banesës, Rozeta Dobi.

Ligji për Deklarimin e pasurive, në nenin 4/1 të tij, parashikon që zyrtarët deklarues nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në cash, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1.5 milionë lekë.
Sipas ligjit, zyrtarët janë të detyruar të depozitojnë çdo shumë mbi 1.5 milionë lekë të reja në bankë, para se të dorëzojnë formularët e pasurisë.

Alda Klosi ka qenë prej vitesh në funksione që kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë. Ndaj, çdo përpjekje për të justifikuar me mungesën e dijenisë, thjesht e vendos në një pozitë akoma më të vështirë ligjore.

Pak ditë më parë, Policia dhe Prokuroria e Tiranës arrestuan pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj, të dyshuar se kanë vjedhur një kasafortë në shtëpinë e Alda Klosit, ku gjendeshin rreth 120 mijë euro, pra shumë herë më tepër se sa lejon ligji për t’u mbajtur në gjendje cash nga zyrtarët e lartë shtetërorë.

Ky fakt do ishte i mjaftueshem qe organet e drejtesisë të merrnin person nen hetim zonjen Alda Klosi.

E kundërta ndodh me menyren sesi reagon drejtesia europiane ndaj skandaleve te tilla. Rreth 1 muaj me pare drejtesia belge vuri ne pranga nenpresidenten e Parlamentit Europian Eva Kaili, pjese e grupit socialist ne PE, ne shtepine e se ciles u gjenden 600 mije euro kesh.

Në skandalin qe me vone u quajt Katar Gate, ishin perfshire edhe 4 zyrtare te larte te Parlamentit Europian, teksa shuma totale e gjetur ne banesat e tyre llogaritet ne 1.5 milion euro.

Eva Kaili dhe te arrestuarit e tjere janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, nderkohe qe prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply