Këlliçi i përgjigjet Alibeajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përjashtuar nga grupi i PD nga Enkelejd Alibeaj e cilësoi qesharak vendimin e fundit për të dhe 3 deputetë të tjerë demokratë.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Këlliçi u shpreh se ndihet i keqardhur deri në dhimbje për atë që ndodh me një pjesë të PD, ndërsa e cilëson vendimin e fundit meskinitet.

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve, situata përshkallëzohet në akte dhune

Ashtu si në Francë, protesta studentore tashmë ka përfshirë edhe Shqipërinë, shkruan media italiane TG7. Manifestimi …

Leave a Reply