Rama dhe Dobi janë aleatë elektoralë, Berisha: Dy veturat e reja dhuratë e koalicionit?

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit, sanitarja që grabiti mbi 550 mijë euro në shtëpinë e zyrtares së qeverisë, Alda Klosi, drejton një parti politike në koalicion me Edi Ramën.

Bëhet fjalë për Partinë e Pajtimit Kombëtar, një nga shumë partitë e vogla në vend. Spartak Dobi, ish-polic, tashmë në pension, pasion ka politikën, ku edhe e ka sfiduar veten në disa fushata.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se Rama dhe Dobi janë aleatë koalicioni.

Berisha ngre edhe pyetjen nëse dy veturat e reja të djalit të Spartak Dobit, ishin dhuratë e koalicionit.

Postimi

Rama dhe Dobi janë aleatë elektoral! Ndaj Dobi thotë se nuk di gjë për vjedhjet. Dy veturat e reja ishin dhuratë e koalicionit?

About Redaksia

Check Also

Biseda telefonike e Veliajt nga furgoni i Burgut dhe “heshtja” e policëve

Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i …

Leave a Reply