Këlliçi pret Presidenten e YEPP: Mbështetja e të rinjve garanci e fitores më 14 Maj

Deputeti i PD, njëherazi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka pritur Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, Zj. Lídia Pereira, ku në takim me të ka qënë edhe Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Postimi i plotë

Bashkë me Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, mikpritëm në Tiranë Zj. Lídia Pereira, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.

YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Mbështetja e të rinjve europianë për mua dhe adaptimi i modeleve më të mira perëndimore, është garanci e fitores dhe modelit ndryshe që do të sjellim pas 14 Majit në Bashkinë e Tiranës!

#FitojmëTiranën

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply